“Nuk e analizuam humbjen me Teutën, Seferi ishte më i miri sot”, Shehi pas fitores me Vllazninë: Kisha menduar…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 27, 2021 | 15:21

“Nuk e analizuam humbjen me Teutën, Seferi ishte më i miri sot”, Shehi pas fitores me Vllazninë: Kisha menduar…

Trajneri i Tiranës, Orges Shehi është shfaqur shumë i lumtur pas fitores së skuadrës së tij ndaj Vllaznisë. Pas përfundimit të ndeshjes, Shehi për “Gol pas Goli” tha se skuadra tregoi atë që ai donte.bandicam 2021-02-27 15-14-16-280

“Është e vërtetë, janë 3 pikë shumë të rëndësishme. Unë mendoj se kemi bërë një paraqitje shumë të mirë. Skuadra u paraqit shumë mirë. I thashë lojtarëve të tregojnë se kush janë, pasi kanë kualitete. Unë mendoj se e kemi interpretuar mirë dhe e merituam fitoren. Kemi pasur një javë shumë të vështirë, për shkak të mungesave. U largua Muçi, Danso jashtë, kundërshtari përballë shumë i fortë. Mendoj se kjo fitore merr shumë vlera.

Unë mendoj që edhe ndeshja me Kukësin ishte e mirë. U shfaqëm 3-4 herë te porta e Kukësit. Vinim pas humbjes me Teutën, ku asnjë nga lojtarët nuk ishim vetvetja dhe nuk bëmë analizë. E falënderoj Vangjelin që pranoi të luante. Unë mendoj që deri diku skuadra u paraqit ashtu siç e përgatitem ndeshjen. Gjithsesi gjithçka varet nga lojtarët që kemi.

Skema? Nëse shkon mirë, mund të luajmë edhe ndeshjet e tjera si sot. Kjo ndoshta i jep më shumë mundësi Seferit, i cili shfrytëzon hapësirat. Pavarësisht se humbi raste, për mua ishte lojtari më i mirë.

Gara është shumë e fortë, pasi kundërshtarët janë solidë. Por ka shumë pikë dhe ne do bëjmë maksimumin, për të marrë më të mirën. Do dalim nga loja me mendimin se dhanë gjithçka.

E pamë dje edhe Teutën me Kukësin. Pas ndeshjes nuk merrem me telefonin. Kur fiton ka plot mesazhe, kur humb nuk ka mesazhe. Mund të jenë kënaqur skuadrat që ndjekin Vllazninë, por në kemi punën tonë.

Vairinen? Unë kam provuar shumë module këtë javë. Deri pardje kisha menduar të luaja m e të. Por duke parë stërvitjen mendova këtë. Lojtar si ai nëse nuk është 100% nuk e ka të vështirë.”, tha Shehi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"