“Nuk duhet të fluturojmë”, Albion Marku: Kombëtarja? Ajo është luks për të gjithë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 26, 2023 | 18:33

“Nuk duhet të fluturojmë”, Albion Marku: Kombëtarja? Ajo është luks për të gjithë

Teuta arriti një fitore të rëndësishme përballë Partizanit në transfertë me rezultatin 0-2. Autori i golit të parë, Albion Marku, u shpreh tepër i lumtur për fitoren dhe për formën e mirë që po kalon skuadra e bregdetarëve.

bandicam 2023-01-26 18-24-53-031

“Jam shumë i lumtur për golin dhe për formën e skuadrës. Do të japim maksimumin që të shkojmë sa më lartë.

Ne i shohim ndeshjet një nga një dhe nuk duhet të fluturojmë, por të qëndrojmë me këmbë në tokë.

Kam pasur ftesë që në moshën 19-vjeçare kur isha te Laçi. Edhe tani kur luajtëm me Arabinë Saudite, luajta 45 minuta. Kombëtarja është luks për të gjithë.

Rezultatet pozitive karikojnë çdo ekip.

Unë kam luajtur në pozicionin 3-5-2 kur kam qenë te Laçi. Mund ta luaj mirë edhe 4-3-3, por këtu ndihem më mirë”, u shpreh Marku në prononcimin e tij për “Oversport”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"