“Nuk duhet të bëjmë hap fals”, Cungu: Luftëtari nuk duhet nënvlerësuar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 13, 2019 | 18:55

“Nuk duhet të bëjmë hap fals”, Cungu: Luftëtari nuk duhet nënvlerësuar

Laçi do të luajë ditën e nesërme ndaj Luftëtarit, në Laç dhe skuadra e drejtuar nga Armando Cungu do të kërkojë një tjetër fitore.

cungu lacii

Trajneri i skuadrës kurbinase, është i kënaqur me skuadrën e tij, por edhe nesër kërkon trepikëshin nga lojtarët e tij.

Në një prononcim për “Rtsh Sport”, Cungu është shprehur: “Jam i kënaqur me atë që ka bërë skuadra deri më tani, por pres më shumë në të ardhmen duke ditur synimet e skuadrës. Ndaj Flamurtarit nuk e nisëm ashtu siç duhet, por në të dytën bëmë më mirë. Dua të jemi agresivë dhe më kërkues që në fillim”.

Më tej ai shton: “Luftëtari është ekip me traditë, por nuk duhet nënvlerësuar. Duhet të marrim tre pikët. Lojtarët duhet të japin maksimumin. Luftëtari është si Partizani apo Tirana dhe me ekipet që vijojnë pa pretendime ne duhet që të bëjmë më të mirën”.

“Lojtarët e kanë të qartë që ne duhet të marrim tre pikët, dhe mos të bëjmë hap fals”, përfundon Cungu.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"