“Nuk duhet të ankohemi”, futbollisti i Interit karikon skuadrën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 12, 2020 | 15:05

“Nuk duhet të ankohemi”, futbollisti i Interit karikon skuadrën

Janë fjalë prej lideri ato që Diego Godin ka dashur të komunikojë përmes profilit të tij “Twitter”, pas barazimit të hidhur 2-2 të Interit kundër Veronës, hapi fals i radhës i zikaltërve në garën për titullin.
godin
“Nuk ishte rezultati që dëshironim e as ai që kishim kërkuar, megjithatë ky është futbolli dhe nuk shërben për asgjë të ankohesh apo të shohësh diku tjetër”, ka shkruar uruguaiani, titullar pas një kohe të gjatë në “Bentegodi” të enjten. “Tani, më shumë se kurdo, duhet të punojmë si skuadër. Forca Inter!”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"