“Nuk duhet ta mendojmë të lehtë me Flamurtarin”, flet Vila: Të gjithë në ekip duam fitimin e Kupës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Mars 7, 2020 | 10:24

FB Kategoria Superiore Kryesore, Superiore Lajmi i fundit Teuta

“Nuk duhet ta mendojmë të lehtë me Flamurtarin”, flet Vila: Të gjithë në ekip duam fitimin e Kupës

Teuta do të luajë ditën e nesërme me Flamurtarin, në një ndeshje ku të durrsakët do të kërkojnë të marrin vetëm fitoren, për të vazhduar me serinë e rezultateve pozitive.emiliano vila

Në prag të sfidës së nesërme, para mediave ka dale mesfushori i Teutës, Emiliano Vila, i cili është shprehur se nuk duhet të nënvlerësohet kundërshtari, duke thënë gjithashtu se dëshira e madhe e të gjithëve në këtë skuadër është të fitohet Kupa e Shqipërisë.

“Atmosfera në ekip është shumë e mirë, duke ditur që fitorja ndaj Partizanit erdhi në momentit e duhur. Jemi duke pritur ndeshjen e nesërme dhe të gjithë jemi mirë.

Me Flamurtarin në letër duket ndeshje e lehtë, por duke parë se si ka shkuar kampionati nuk mendoj se ka ndeshje të lehta. E vlerësojmë maksimalisht Flamurtarin, para disa javësh kemi gabuar me Luftëtarin. Nuk na lejohet asnjë hap fals. Ata e treguan edhe me Tiranën që luajnë, i hapën punë dhe nuk ishte e lehtë për ta. Do hyjmë në fushë siç kemi hyrë në dy ndeshjet e fundit me Partizanin dhe Kukësin, ku kemi bërë një lojë shumë të mirë.

ObjektiviKy kampionat e ka treguar që nga i pari, tek i fundit, të gjithë luajnë futboll dhe të hapin probleme. Nesër do japim maksimumin të fitojmë dhe të marrim tre pikët. Kjo është gjëja më e rëndësishme. Nuk dua të shohim ndeshjet e tjera, por të shohim ndeshjen me Flamurtarin. Të marrim tre pikët dhe pastaj të mendojmë për Laçin. Aty shihet se ku do të renditemi.Teuta Lorenco Vila

Përgjegjësia është te ne. Kemi eksperiencë, si unë, Arapi e Rustem Hoxha, apo edhe disa djem të tjerë, si dhe është bërë ndërthurja me të rinjtë. Presidenca ka bërë një grup të mirë. Kemi treguar se luajmë futboll të mirë, japim maksimumin. Tani të shohim përpara.

Besoj se kemi zhvilluar një kampionat pozitiv deri tani. Jemi në garë për në Kupë dhe në kampionat. Shpresoj që për 100 vjetor të fitojmë Kupën e Shqipërisë. Ta sjellim në Durrës, pasi ka kaq shumë vite. Për mendimin tim dhe të gjithë çunave, kupa është kryesore. Pastaj edhe kampionati, pasi edhe nga aty mund të kualifikohemi në Europë.”, u shpreh Vila.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com