“Nuk duam t’i tregojmë objektivat para kamerave”, trajneri i Vllaznisë: Goli më i bukur ndaj Skënderbeut? S’e mbaj mend kush shënoi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 8, 2020 | 18:59

“Nuk duam t’i tregojmë objektivat para kamerave”, trajneri i Vllaznisë: Goli më i bukur ndaj Skënderbeut? S’e mbaj mend kush shënoi

Trajneri i Vllaznisë Tomas Brdariç u shpreh pas fitores 0-2 ndaj Skënderbeut se klubi shkodran nuk ka vendosur objektiva fikse për këtë sezon, por synon të jetë konkurues ndeshje për ndeshje.
c1413a21-d0df-498e-9aee-f92f4db535c8
Për emisionin “Gol pas goli” në “Supersport”, tekniku gjerman u përgjigj me batutë për pyetjen se cili nga dy golat i pëlqeu më tepër. Ai shtoi se nuk i mbante mend golashënuesit e këtij takimi duke i dhënë rëndësi punës në grup dhe jo individëve të veçantë.

“Vllaznia në vend të parë – Jam i vetëdijshëm për atrmosferën. Kemi nisur një projekt i ri dhe duket i suksesshëm, për këtë jemi të lumtur. Nuk është asnjëherë kaq e thjeshtë sa duket, Nuk duhet t’i vendosim vetëm objektiva fikse, por të japim maksimumin ndeshje për ndeshje e të jemi konkurues.

Objektivat – Jemi në një moment të veçantë. Luajmë për këtë klub të madh, dhe duhet të jemi të qetë e të duruar. Jemi të vetëdijshëm për gjithçka që mund të ndodhë, luajmë për veten dhe klubin e s’kemi tifozë. Duhet të punojmë për të shkuar sa më lart. Ju dhashë përgjigje. Çdo gjë mund të ndryshojë shpejt, jemi në një start të mirë dhe duhet ta shijojmë. Duhet ta shfrytëzojmë këtë moment të mirë.

A mund të shkojmë larg pa objektiva fikse – Kur vjen në një ekip të ri, duhet kohë dhe durim, Na pyesin gjithmonë për objektivat. Duhet të jemi të kujdesshëm. Jemi të përulur për të ardhmen. Nëse vazhdojmë kështu, do të jemi të suksesshëm. Nuk duam t’i shfaqim objektivat para kamerave. Të punojmë me modesti dhe përulje.

Goli më i bukur ndaj Skënderbeut – Jemi të gjithë bashkë, luajmë bashkë. Nuk e mbaj mend kush shënoi sot”, deklaroi trajneri i Vllaznisë Tomas Brdariç.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"