“Nuk dua të bëj gjëra gabim”, Alegri merr vendimin për të ardhmen: Do kthehem në…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 6, 2019 | 9:34

“Nuk dua të bëj gjëra gabim”, Alegri merr vendimin për të ardhmen: Do kthehem në…

Masimiliano Alegri i dha lamtumirën Juventusit, në qershor pas 5 viteve plot suksese. Trajneri italian, është ndër më të mirët në botë dhe josh shumë skuadra emri i tij.

masimiliano alegri1

Shpesh flitet se ai do të marrë drejtimin e ndonjë skuadre në mes të sezonit, por vetë ish-juventini i ka dhënë fund këtyre aludimeve.

“Do të kthehem në qershor. Nuk e di nëse do e quani një vit pushimi apo jo. Bashkë me menaxherin kam vendosur kështu. Kam luajtur futboll 18 vjet dhe kam drejtuar skuadra për 16. Jam ndalur pas 34 vitesh dhe mund të reflektoj, të bëjë gjëra në jetën time private, të shkoj në muze, në teatër”, shprehet Alegri për “ESPN”.

Më tej ai shton: “Po marr leksione anglishteje në Milano, Dua të arrij të flas mirë. Viti që vjen do të jetë shumë i rëndësishëm për mua. Pas një kohe të gjatë te Juventusi, nuk dua të bëj gjëra gabim, dua të kthehem dhe të fitoj”.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"