“Nuk dua ta komentoj penalltinë e Bylisit”, Cungu: E dhuruam kualifikimin, tani të mendojmë për Partizanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 12, 2020 | 18:02

“Nuk dua ta komentoj penalltinë e Bylisit”, Cungu: E dhuruam kualifikimin, tani të mendojmë për Partizanin

Laçi nuk ia doli të kualifikohej në raundin tjetër të Kupës, teksa u skualifikua nga Bylisi, ndonëse kurbinasit i shkuan shumë afër kualifikimit. Pas përfundimit të sfidës, për mikrofonat e “Supersport” ka folur tekniku i Laçit, Armando Cungu, i cili u shpreh:cungu

Eliminimi? 

Është një eliminim i hidhur, sepse vinim pas një rezultati jo të mirë në Ballsh, por kishim dëshirë për të përmbysur gjithçka. Bëmë shumë mirë që në fillim dhe arritëm të shënojmë, por duhet të kishim shënuar edhe 2-3 gola të tjerë në pjesën e parë.

Reaguam mirë në pjesën e dytë, por në mënyrë të çuditshme gabuam në momentin e penalltisë, të cilën ia dhuruam kundërshtarit. Është një problem për ne, pasi u kemi dhuruar shpesh ndeshjen kundërshtarëve.

Ne mund të kishim pësuar edhe në fillim, por futbolli është i çuditshëm, pasi morëm gol në momentin më të mirë tonin. Kishim mundësi të mbyllnim ndeshjen që në pjesën e parë, por nuk e bëmë dhe më pas erdhi ajo penallti që nuk dua ta komentoj.

Objektivat pas këtij eliminimi?

Dihet që objektivi ynë është një vend në Kupat e Europës dhe njëra nga rrugët për t’ia dalë ishte Kupa, por tani nuk është më . Në fundjavë kemi ndeshje shumë të rëndësishme me Partizanin dhe duhet të jemi të përqendruar për të ecur sa më mirë në kampionat tashmë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"