“Nuk dua gola, por të fitoj Champions-in”, Higuain: Sarri më quan një “një kafshë goli”, por…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 18, 2020 | 21:43

“Nuk dua gola, por të fitoj Champions-in”, Higuain: Sarri më quan një “një kafshë goli”, por…

Lindja e vajzës së tij bëri që Gonzalo Higuain të merrte një rrugë ndryshe, duke nisur nga kapërdirja e sezonit të kaluar të copëtuar mes Milanit dhe Çelsit, për të mbërritur dhe kërkuar me forcë që të qëndrojë te Juventusi, aty ku rigjeti trajnerin Mauricio Sarri, i cili ka ditur të nxjerrë më të mirën nga argjentinasi, në të gjithë karrierën.

Higuain

“Nuk e fsheh se në karrierën time kam kaluar momente të këqija, por për këtë nuk dua t’i jap askujt shpjegime. Të gjithë e dinë se i referohem periudhës te Milani dhe Çelsi, ndonëse në Londër nuk më shkoi edhe aq keq, duke qenë se në fund festova fitoren e Ligës së Europës. Gjithsesi, e vërteta është se unë bëj një sport i cili realisht më pëlqen, por fatkeqësisht në vitet e fundit kjo është shndërruar në një industri e cila nuk më pëlqen më se si po funksionon”.

Gonzalo.Higuain.Juve.esultanza.urlo.2019.20.750x450

GOLAT DHE SARRI

Lidhur me rolin e tij në fushë, edhe në këtë aspekt duket se Gonzalo Higuain ka ndryshuar shumë, duke qenë se tashmë ndihet shumë i lumtur për t’u vënë edhe në shërbim të skuadrës. “Me kalimin e viteve nis të mendosh ndryshe edhe rolin tënd në fushë dhe sigurisht që tani më interesojnë më shumë trofetë sesa golat. Edhe mënyra e festimit ndryshon? Unë nuk jam tipi që studioj mënyrën se si duhet të festoj, siç mund të bëjnë shumë të tjerë, – nënvizon numri 21 i Juves, i cili në lidhje me ndryshimin në fanellë dhe ribashkimin me Sarrin, shpjegon. – Vendosa të ndryshoj numrin në nder të vajzës sime, e cila lindi më 21 maj. Doja që Alma të ishte çdo ditë me mua në fushën e lojës, çdo ditë me mua në bluzën e Juventusit. Sarri më nxjerr më të mirën? Kam pasur shumë trajnerë në karrierë dhe kam mësuar nga të gjithë, por ndoshta është e vërtetë se Mauricio ka qenë ai që ka marrë më të mirën time, duke nisur nga Napoli dhe po e bën këtë gjë edhe te Juvja, ndërsa te Çelsi fituam Ligën e Europës. Sarri është kokëfortë, njësoj si unë dhe ndoshta pikërisht ky aspekt na bën të dyve që të kërkojmë gjithmonë maksimumin. Falë tij shënova 36 gola? Po, ndoshta edhe falë tij, madje duke mos i luajtur të gjitha ndeshjet e atij kampionati në Serinë A me Napolin, por tashmë më shumë sesa golat më interesojnë trofetë. Gjithsesi, nuk është e vërtetë as ajo që qarkullon se Sarri më quan mua ‘një kafshë goli’. Nuk ma ka thënë ndonjëherë dhe nuk e di se nga ka dalë”.

higuain_juventus_42

ËNDRRA CHAMPIONS 

Në fund, duke mbetur te trofetë, “Pipita” tregon edhe objektivin e fundit që ka: “Më mungon të fitoj vetëm Champions-in, pasi në aspektet e tjera mund ta quaj atë timen një karrierë fantastike. Kam shënuar shumë në çdo kampionat që kam luajtur, por këtu te Juvja kërkova të qëndroj me forcë sepse dua të fitoj Ligën e Kampioneve, i njëjti objektiv që kërkon me çdo kusht edhe Juvja”.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"