“Nuk donte të largohej nga Arsenali”, Venger zbulon prapaskenat: Agjentët ndikuan te vendimi i Ramsejt…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 7, 2019 | 13:45

“Nuk donte të largohej nga Arsenali”, Venger zbulon prapaskenat: Agjentët ndikuan te vendimi i Ramsejt…

Aron Ramsej është një afrimet më cilësore që ka bërë Juventusi në merkaton e verës. Edhe pse lojtari ishte zyrtarisht lojtari I “Zonjës” që në muajt e dimrit, ai në kampin bardhezi u paraqit në verë.

aleks sandro ramsej ronaldo

 

Juventusi e transferoi lojtarin me kosto zero nga Arsenali dhe për këtë lëvizje, Venger zbulon prapaskenat. Pas ndeshjes mes kampionëve të Italisë me Lokomotivën, ish-trajneri francez, foli për “Bein Sports”, mbi këtë transferim.

“Ai donte të qëndronte dhe madje kishte gjetur marrëveshjen. Unë u përpoqa për një kohë të gjatë për t’i riinovuar kontratën, por ndonjëherë ekziston ndikimi Iiagjentëve, në vendimarrjen e lojtarëve. Ajo që unë di është se ai donte të qëndronte tek Arsenali”, shprehet Venger.

/PANORAMASPORT.AL/

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"