Nuk doli në foton e ekipit për sezonin e ri, klubi bën “naze” për ofertat e lojtarit të Shqipërisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2020 | 11:34

Nuk doli në foton e ekipit për sezonin e ri, klubi bën “naze” për ofertat e lojtarit të Shqipërisë

Vejle ka bërë së fundmi foton zyrtare të skuadrës për edicionin 2020- 2021. Ajo që bie në sy është prania e dy dhe jo tre shqiptarëve si pjesë e skuadrës që është ngjitur këtë edicion në Superligën daneze. Ylber Ramadani nuk është përfshirë në të. Mesfushori i Kombëtares, pasi kaloi karantinën, u aktivizua në ndeshjen e fundjavës në Danimarkë.
Ramadani555
“Panorama Sport” ka mësuar se për mesfushorin, klubi nuk pranon asnjë nga ofertat që ka deri më tani futbollisti, i cili ka gjetur lehtësisht akord e disa ekipe të tjera. Kësisoj, për këto kontradikta, Ramadani mund të hasë probleme nga skuadra e Vejles. Ramadani është nën kontratë me këtë skuadër deri në qershor 2021.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"