“Nuk doja të shkoja në Shqipëri, por më bindi një holandez”, ish-lojtari i Luftëtarit: Unë e merrja rrogën, ndërsa të tjerët…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 8, 2020 | 13:44

“Nuk doja të shkoja në Shqipëri, por më bindi një holandez”, ish-lojtari i Luftëtarit: Unë e merrja rrogën, ndërsa të tjerët…

Cerezo Hilgen në fund të muajit gusht të vitit 2019, kaloi te Luftëtari, asokohe kur gjirokastritët kishin lujatur edhe në Europa Ligë dhe ishte një nga skuadrat më të forta të kampionatit.hilgen cerezo luftetari

Megjithatë aventura e Holandezit te bluzinjtë zgjati vetëm 3 muaj, pasi në dhjetor mbylli bashkëpunimin dhe u largua përfundimisht nga Shqipëria. Në një intervistë të dhënë së fundmi, mbrojtësi ka treguar se nuk është larguar me përshtypjet më t ëmira nga vendi jonë, duke treguar kështu gjithë vështirësitë. Në një intervistë të dhënë për “Voetbalzone”, futbollisti ësjhtë shprehur se atë e kishin ndihmuar për të marrë rrogat te Luftëtari, teksa shprehet se kishte shumë të tjerë që nuk i merrnin dot.

“Unë jam një njeri shumë fetar, dhe kur më thanë për aventurën në Shqipëri, unë nisa të lutesha. Pas kësaj nuk po ndihesha mirë brenda në vete dhe nisja të qaja. Dukej sikur kjo ishte një shenjë që unë nuk duhet të kaloja atje. Pastaj me veten time po thoja që nuk duhet të shkoj aty, por mora shumë këshilla për të kaluar atje. Për të kaluar në Shqipëri më bindi një holandez, ai ishte vëllai i njërit që punonte atje në klub dhe më tha se aty ishte gjithçka e organizuar shumë mirë. Mua mu dha mundësia që të luaj në nivelin më të lartë në Shqipëri, te një klub që kishte luajtur së fundmi në Ligën e Europës- Kur po qëndroja atje dhe gjithçka po shkonte keq, ata njerëz më ndihmuan që të vazhdoja të merrja rrogën, nuk kishin asgjë në dorë, thjesht ishin njerëz të mire. Jam ende në kontakt me ta. Unë merrja rrogën, ndërsa të tjerët nuk e merrnin dhe kërkonin të mbyllnin kontrata e tyre me klubin.Cerezo-e1575534696142-756x422

Nuk m’u duk aspak profesionist, në një pikë mendova “çfarë po bëj unë këtu?”. Edhe kur luaja e kisha këtë mendim. Jo gjithmonë e dinim më përpara se ku do të shkonim të stërviteshim. Shoferi i autobusit nuk paguhej që të na çonte në stërvitje, disa lojtarë nuk kishin as materialet e klubit për stërvitje. Rrogat shpesh nuk paguheshin në kohë, disa shokë të skuadrës prisnin të paguheshin prej 2-3 muajsh. Ndodh në shumë vende, por duhet të respektoni faktin që ata djem duhet të mbështetin familjet e tyre.

Nuk pengohem për zgjedhjen, pasi unë e bëra atë. Nuk shkoi mirë, por duhet kaluar gjithçka. Shumë futbollistë thonë që nuk është faji i tyre, por unë jam i sigurt se nuk ishte i mi. Unë përjetova gjëra shumë të shëmtuara atje. Në fund, kisha të drejtë, pasi me shkarkimin e trajnerit me telefonuan dhe më kërkuan të kthehesha. Unë nuk e bëra një gjë të tillë, por kjo më mundësoi që ta mbyllja këtë kapitull.”, u shpreh Hilgen.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"