“Nuk doja të puthja stemën e Juventusit”, Vidal reagon pas videos që bëri xhiron e internetit: Do të jap shpirtin për Interin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 18, 2021 | 0:30

“Nuk doja të puthja stemën e Juventusit”, Vidal reagon pas videos që bëri xhiron e internetit: Do të jap shpirtin për Interin

Artuo Vidal, shënoi golin e parë në triumfin 2-0 që Interi arriti në derbin e Italisë ndaj Juventusit. Mesfushori nga Kili, ndëshkoi ish-skuadrën e tij, me një goditje të saktë me kokë brenda zonës në minutën e 12-të. Vidal u shpreh optimist në fundin e ndeshjes për suksesin e arritur, teksa deklaroi:

Vidal Pirlo

“Ne kemi treguar se jemi gati të luftojmë për titullin kampion. Ishte një gol i rëndësishëm kundër ekipit më të mirë në Itali. Unë jam i lumtur që shënova golin tim të dytë me fanellën e Interit. Fitorja na jep besim për të vazhduar të mendojmë se mund të fitojmë, duke vazhduar punën çdo ditë. Ne besojmë se mund të shkojmë deri në fund”, u shpreh Vidal pas ndeshjes.

Ndërkohë nëpërmjet një postimi në “Instagram”, Vidal u mundua të shuante polemikat, në lidhje me videon e bujshme që bëri xhiron e internetit ku mesfushori shfaqej para ndeshjes duke puthur stemën e Juventusit.

Er9PULqXUAEHfso

“Qëllimi im nuk ka qenë kurrë të puth stemën e një ekipi tjetër. Puthja ishte një shfaqje e dashurisë për një vëlla që më dha futbolli (Kielini), me të cilin kam jetuar vite të mrekullueshme dhe e duam njëri-tjetrin. Unë respektoj ekipin tim, tifozët tanë dhe njerëzit që kanë besuar tek unë për të mbrojtur dhe për të rritur historinë e këtij klubi të bukur. Do të jap shpirtin për këtë ! Forca Inter”, shkruan Vidal.

PANORAMASPORT.AL

LEXO EDHE: 

VIDEO/ Tërbohen tifozët e Interit! Vidal bën “autogolin” e rëndë para ndeshjes, kiliani puth stemën e Juves

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"