“Nuk do u krijoj kurrë presion djemve”, Shaland flet për përballjen ndaj Çekisë: E harruat çfarë thamë gjatë shortit?!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 11, 2019 | 14:07

“Nuk do u krijoj kurrë presion djemve”, Shaland flet për përballjen ndaj Çekisë: E harruat çfarë thamë gjatë shortit?!

Kosova do të përballet ditën e enjte ndaj Çekisë në një sfidë tepër vendimtare për sa i përket kualifikimit të “Dardanëve” në Europianin 2020. 

Shaland

Skuadra e Shaland do të jetë mysafire në Pragë, teksa një triumf ndaj çekëve, me shumë gjasa do të siguronte një pjesëmarrje historike të Kosovës në Europian. Trajneri Bernard Shaland, foli në lidhje me këtë përballje në konferencën për shtyp, teksa deklaroi:

“Unë dua të fitoj, kjo është e qartë. 1-0 ose 2-1 për ne do të ishte e kënaqshme. Nuk do të kishte shumë rëndësi. Mentaliteti i lojtarëve tanë është lart, por kjo nuk është e mjaftueshme. Nëse dëshiron të shkosh në Europian, nuk mjafton shpirti. I rëndësishëm është mentaliteti teknik, kualiteti, taktika, sulmi, mbrojtja, mesfusha. Ne duhet të luajmë futboll. Të luajmë mirë së bashku.

Rezultati arrihet nëse luajmë mirë. Ne duhet të luftojmë, të vrapojmë, të kemi vendosje të mirë taktike, të tregojmë mentalitet të tillë në çdo ndeshje. Duhet ta bëjmë një paraqitje të madhe. Çekia e ka një ekip mjaft të mirë. Na pret një ndeshje mjaft e rëndësishme. Duhet ta kemi një paraqitje sa më mbresëlënëse. Presioni që ju bëj unë lojtarëve është qe ta japin gjithmonë më të mirën, e jo për rezultatin.

Kur e shoh këtë numër të madh gazetarësh, e kuptoj që përpara kemi dy ndeshje shumë të rëndësishme. Nëse e kujtojmë shortin, kujtojmë ambiciet që kemi pasur atëherë dhe ato ambicie kanë qenë që të zhvillojmë ndeshje të mira, por jo që t’i krijojmë vetes presion të tepruar. Shumë njerëz po mendojmë se ne duhet patjetër të fitojmë kundër Çekisë dhe nëse nuk fitojmë çdo gjë ka mbaruar.

Unë nuk mendoj kështu dhe nuk e shoh atë ndeshje në atë mënyrë. Përjashtuar ndeshjen me Anglinë, asnjë skuadër nuk ka pasur paraqitje më të mira sesa Çekia. Asnjë kundërshtar tjetër nuk ka pasur 6 raste shënimi ndaj nesh, vetëm çekët. Për fitoren e tyre ndaj Anglisë të gjithë kemi qenë të befasuar, por po ju them se atë ndeshje e ka fituar skuadra më e mirë në fushë”, u shpreh Shaland.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"