“Nuk do të rikthehem në Premier Ligë”, Murinjo del “blof”. Shikoni çfarë deklaronte disa muaj më parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 20, 2019 | 13:52

“Nuk do të rikthehem në Premier Ligë”, Murinjo del “blof”. Shikoni çfarë deklaronte disa muaj më parë

Zhoze Murinjo mori ditën e sotme drejtimin e Totenhemi, duke zëvendësuar argjentinasin Mauricio Poçetino. Një lëvizje kjo tepër befasuese, nisur nga deklarata që trajneri portugez bëri disa muaj më parë, në një intervistë për DAZN. “Special One”. Ai u shpreh se ndalesa e tij e radhës nuk do të ishte në Premier Ligë, ndërkohë që sot u prezantua tek Totenhemi.

diletta-leotta-jose-mourinho-dazn-4_dmgfq9n2djbu1vpdtksvclc1l

“Jam rikthyer në Londër, tani për mua është baza e nisjes. Unë mendoj se ndalesa tjetër nuk do të jetë në Premer Ligë. Trofetë janë garancia ime e suksesit, madje edhe kundër atyre që bëjnë gjithçka të mundshme për të harruar suksesin, por nuk është e mundur”, shprehej Murinjo në intervistën e dhënë për DAZN me gazetaren Dileta Leota.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"