Nuk do të quhet më Luis Hemilton, britaniku i kërkon Formula 1 t’i ndryshojë emrin!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 14, 2022 | 22:25

Nuk do të quhet më Luis Hemilton, britaniku i kërkon Formula 1 t’i ndryshojë emrin!

Nga tani e tutje nuk do të quhet më Luis Hemilton. Kampioni britanik i Formula 1 ka cucditur të gjithë sot teksa ka komunikuar vendimin e tij që të ndryshojë mbiemrin për të nderuar të ëmën e tij.

sdfsdfsd

I lindur me emrin Luis Karl Devidson Hemilton, ai u rrit në Stivenexh nga prindërit Entoni dhe Karmen. Ai u rrit nga e ëma deri në moshën 12-vjeçare e më pas shkoi të jetonte pas divorcit me të atin, njerkën Linda dhe vëllain Nikolas. Por së fundmi ai është lidhur përsëri shumë ngushtë me të ëmën, Karmen, teksa e ftoi këtë të fundit kur mori titullin kalorësiak nga familja mbretërore angleze në dhjetor.

Tani Hemilton ka bërë të ditur se do të ndryshojë mbiemrin e tij edhe gjatë garave, për të përfshirë mbiemrin e vajzërisë të së ëmës, Larbalestier.

“Titulli kampion do të ishte shumë i rëndësishëm për familjen time, ashtu siç është e rëndësishme për mua që mbaj mbiemrin Hemilton. Aktualisht, askush nuk e di që mbiemri i nënës time është Lerbalestier. Dhe këtë do ia shtoj mbiemrit tim.

Në të vërtetë nuk e kuptoj plotësisht idenë se pse kur njerëzit martohen, gruaja duhet të marrë mbiemrin e burrit. Unë dua që mbiemri i saj të vazhdojë përkrah atij Hemilton”, shpjegoi britaniku i cili konfirmoi se vendimin ia kishte komunikuar edhe Formula 1 që të bënte korrigjimet e duhura.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"