“Nuk do të ndërhyjmë në merkato sepse kemi Hysajn”, te Napoli fillojnë të mendojnë për shqiptarin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 4, 2019 | 16:36

“Nuk do të ndërhyjmë në merkato sepse kemi Hysajn”, te Napoli fillojnë të mendojnë për shqiptarin

Një nga problemet më të mëdha të Napolit në këtë fillim sezoni, kanë qenë dëmtimet e shumta në skuadër.kevin-malcuit-cropped_1dgv1h2boa2y51r2e2gt9f9z1r

Problemet më të mëdha për të kaltrit nga dëmtimet, kanë qenë në repartin e mbrojtjes. Kevin Malkuit këputi ligamentin para pak ditësh dhe sezoni për të mund të quhet i mbyllur.

Mbrojtësi maroken kishte marrë vendin e Hysajt në ekipin e Ançelotit, duke e detyruar shqiptarin të kërkojë largimin. Megjithatë mbrojtësi shqiptar me shumë mundësi do të qëndrojë te Napoli deri në fund të sezonit, pasi nuk do të largohet në janar.

Diçka të tillë e ka konfirmuar edhe vetë presidenti napolitan, Aurelio De Laurentis, i cili në një intervistë është shprehur: “Ne jemi mirë, duke ditur që në ekip kemi edhe Hysajn. Nuk është e nevojshme të ndërhyjmë në merkato për një mbrojtës tjetër. Hysaj

Sigurisht merkato do të jetë e hapur, dhe kur të na jepet mundësia nuk do të humbasim. Mund të ketë të rinj që do të bashkohen me grupin.”, u shpreh 70-vjeçari.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"