“Nuk do të ndalemi as me Burrelin”, flet administratori i Dinamos: Korabi nëndetëse? Nuk kanë asnjë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 19, 2021 | 11:28

“Nuk do të ndalemi as me Burrelin”, flet administratori i Dinamos: Korabi nëndetëse? Nuk kanë asnjë…

Ermal Barushi “skanon” ekipin pas fitores së fundit. Administratori mendon se Dinamo bëri vetëm detyrën përballë Vorës. Gjatë një interviste të dhënë për “Panorama Sport”, ai evidenton se deri në fund nuk do të gabojnë më, pasi vetëm kështu mund të ngjiten.

ermal barushi

Fitoni dhe merrni kreun, jeni më të qetë?

Të gjitha ndeshjet janë të vështira. Objektivi ynë ishin tri pikët dhe ia dolëm. Nuk ka vend për vetëkënaqësi. Tani është koha për të menduar ndeshjen e radhës. Rruga drejt Superiores shkon vetëm përmes fitoreve. Duhet t’u tregojmë të tjerëve se ne jemi Dinamo.

Presidenti Pontreli priste më shumë nga loja, madje u largua i nervozuar nga dhomat e zhveshjes…

Përpjekjet e tij kanë qenë maksimale për të bërë më të mirën.

Këtë javë përballeni me Burrelin, mund të quhet ndeshja që vendos gjithçka?

Do të jetë një takim si gjithë të tjerët, i radhës. Në fushë si gjithnjë do të hyjmë vetëm për fitore.

Korabi pa shumë zhurmë po afrohet me kreun, aq sa ngjan me një “nëndetëse”…

Korabi nëndetëse?! Në fakt, Korabi nuk ka asgjë të ngjashme me nëndetësen e vërtetë, ndoshta ka një element të saj, profesorin Agim Canaj. Ju thashë që të gjitha ndeshjet për ne janë njësoj, si Korabi, Burreli e Vora nuk kanë ndonjë rëndësi të veçantë apo dhe të preferuar.

Së fundi, për kë shkon kjo fitore dhe mesazhi juaj?

Një falënderim për të gjithë ata që na mbështesin, për tifozët e shumtë që kërkojnë të ndjekin ndeshjet, por që duhet të na kuptojnë se e kemi të pamundur për t’ua mundësuar këtë. U premtojmë që do të bëjmë më të mirën, duke kthyer Dinamon aty ku e meriton.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"