“Nuk do të ketë më merkato me emra të mëdhenj”, presidenti i PSG-së befason me deklaratën: Do të ndryshojmë strategji

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 21, 2022 | 19:23

“Nuk do të ketë më merkato me emra të mëdhenj”, presidenti i PSG-së befason me deklaratën: Do të ndryshojmë strategji

Situata financiare e Parisit, me klubin parizien që e mbylli sezonin e shkuar me një bilanc humbjesh prej 300 milionë eurosh duket se ka bërë edhe presidentin e klubit, Naser Al Kelaifi të reflektojë mbi situatën te kampionët e Francës.

al kelaifi

Numri një i PSG-së në një intervistë për të përditshmen “Le Parisien” ka folur lidhur me situatën në klub duke theksuar se strategjia në merkato do të ndryshojë dhe se parizienët nuk do të përqendrohen më te emrat e mëdhenj.

“Gjërat do të ndryshojnë, duhet të kthehemi të jemi më realist. Nuk duam më emra të mëdhenj, lojtarë që janë si objekte me shkëlqim.

Ne kemi Mbapenë që është qendërsulmuesi më I mirë në botë. Strategjia është ajo që në vitet e ardhshme të kemi një skuadër të ndërtuar nga lojtarët vendas. Kemi shumë talente përreth, është një strategji që do të kërkojë kohë, por është një objektiv që kemi.

Përsa i përket trajnerit të ri nuk është sekret që jemi duke biseduar me Galtier, të shohim sesi do të shkojnë gjërat.”, u shpreh Al Kelaifi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"