“Nuk do të ketë debutues në formacion”, Reja: Ja çfarë pres nga Kombëtarja në ndeshjen ndaj Turqisë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 10, 2019 | 23:57

“Nuk do të ketë debutues në formacion”, Reja: Ja çfarë pres nga Kombëtarja në ndeshjen ndaj Turqisë…

U mbajt para pak minutash konferenca për shtyp e trajnerit të Kombëtares, Edi Reja në prag të sfidës ndaj Turqisë, që do të zhvillohet ditën e nesërme në orën 20:45, në stadiumin e Fenerbahçes.

bandicam 2019-10-10 18-11-42-882

Tekniku italian theksio në prononcimin e tij se mungesat nuk do të ndikojnë në ndeshjen e nesërme, pasi Kombëtarja ka në dispozicion lojtarë të cilët mund të bëjnë mjaft mirë rolet ku ka mungesa. Ai e përjashtoi mundësinë për aktivizimin e ndonjë debutuesi nga minuta e parë, duke lënë të kuptohet se mbrojtësi Marash Kumbulla i cili po shkëlqen te Verona, do të qëndorjë në stol.

PËRGATITJA DHE RIVALI- Grupi po fuksionon mirë. Po punojmë mirë në të gjitha aspektet. Kemi konsideratë për Turqinë, për lojtarë Burak Jilmaz, Calahanglu dhe Tosun. Po përmend sulmuesit sepse dalin më shpesh para portës. Janë lojtarë që i njoh. E ndjek kampionatin italian. Ne na duhet të jemi në kondicionin më të mirë të mundshëm. Duhet të shprehim potencialin në fushën e lojës, ndryshe do ta humbim këtë sfidë. Duhet të bëjmë një përfaqësim sa më dinjitoz për këtë ekip sepse e meriton.

MUNGESAT DHE GJENDJA E SKUADRËS- Hysajn e dimë mirë rëndësinë që kishte, por kush do të luajë, do të bëjë mirë. Ky është një test i rëndësishëm për ne sepse përmes kësaj ndeshje mund të bëjmë vlerësime, nëse po përmirësohemi në aspektin individual dhe kolektiv. Do të na japë përgjigje, uroj pozitive që ka ndodhur rritja, duhet të marrim në konsideratë se kemi ndryshuar gjëra, kanë ardhur lojtarë të rinj edhe muajt e kaluar. Pres përmirësime të tjera dhe nëse do të jenë, do të thotë që kemi marrë rrugën e duhur.

Reja konference

KRAHASIMI ME SFIDËN E KALUAR NË SHKODËR-  Nuk kam parë vetëm atë ndeshje, kam parë Turqinë edhe në ndeshje të tjera, kur ka luajtur në shtëpi si me Francën që e ka mundur, që nuk është  lehtë, ka bërë mirë edhe në Shkodër duke fituar 2-0.

Qartësisht që kjo është një ndeshje që duhet përballuar me vendosmëri, duhet të jemi të aftë taktikisht, janë të fortë fizikisht e teknikisht, kanë bërë gol me goditje standarde e janë të rrezikshëm, por këto janë vëmendjet nesër në darke dhe nëse do të jemi të vëmendshëm do të jetë më e lehtë të bëjmë një paraqitje të mirë, bëjmë edhe rezultat.

Ajo që më intereson në mënyrë të veçantë është që të shoh përmirësimet në krahasim me ndeshjen e fundit, pres një paraqitje të mirë gjatë 90 minutave, se nuk duhet të ulim asnjëherë vëmendjen, se bëhet e rrezikshme se janë të aftë.

DEBUTUES NË FORMACION- Jo debutues jo. Në pankinë do të ketë 2 lojtarë, që po presin shansin e tyre dhe mund të futen në fushë si zëvendësues.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"