Nuk do të jetë i gatshëm për sfidën deçizive për zonën Champions, mësoni arsyen e mungesës së Halandit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 7, 2021 | 13:36

Nuk do të jetë i gatshëm për sfidën deçizive për zonën Champions, mësoni arsyen e mungesës së Halandit

Erling Haland me shumë mundësi nuk do të jetë i gatshëm për sfidën e rëndësishme për zonën Champions ndaj Lajpcigut, e cila është e programuar të zhvillohet nesër me fillim nga ora 15:30.

halandi

Bomberi norvegjez i cili nuk ishte i pranishëm as në ndeshjen gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë për probleme muskulare, nuk mundi dot të rikuperohej për sfidën më deçizive për fatet e Dortmundit.

Në këtë sezon Haland ka realizuar 37 gola në 38 ndeshje në total, teksa Borusia e Dortmundit aktualisht renditet në vendin e 5, një pikë prapa Frankfurtit të vendit të katërt.

Lajpcigu e cila klasifikohet në vendin e dytë, i mjafton vetëm 1 pikë për të paktën tre sfidat e mbetura të sezonit për tu kualifikuar në Champions sezonin pasardhës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"