“Nuk do jemi prezent në stadium nësë kërkohet kartë identiteti”, tifozët e kuq: Mbetemi të papërkulur ndaj represionit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 27, 2020 | 23:34

“Nuk do jemi prezent në stadium nësë kërkohet kartë identiteti”, tifozët e kuq: Mbetemi të papërkulur ndaj represionit

Nesër në orën 19:00, do të luhet derbi mes Tiranës dhe Partizanit, një sfidë tepër e rëndësishme për të dyja ekipet.

Partizani goli ne derbi

Tifozët e kuq nuk e pranojnë dot faktin se do të duhet të hyjnë në stadium me kartën e identitetit dhe përmes një njoftimi në “Facebook”, bëjnë me dije që nuk do të hyjnë në stadium, duke rrezikuar prezencën e tyrë në “Air Albania”.

Ja njoftimi i “Ultras Guerrils”:

“Nesër në “Qemal Stafa” luan Partizani!

“Guerrils” ju fton të gjithëve t’i bashkohen marshimit të madh që do të nisë nga Baza në orën 17:00 për të kurorëzuar dominimin e kuq në çdo front, ashtu siç tradita jonë e do, ashtu siç e kërkon tifozëria e kuqe.

Por!

Njoftojmë zyrtarisht të gjithë anëtarët se “Ultras Guerrils” do të vijojë të respektojë deri në fund veten dhe atë çka përfaqëson, duke mbetur të papërkulur ndaj represionit që sistemi federatë-shtet kërkon të na imponojë!

Ndaj, ju bëjmë me dije se asnjë anëtar yni nuk do të jetë prezent në stadium nëse do të kërkohet hyrja me kartë identiteti!

Ne nuk do të lëkundemi kurrë nga qëndrimet tona!

Dje, sot, përjetë”.

guerils

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"