“Nuk do i hapim rrugën asnjë skuadre”, Novi i sinqertë: Jemi të rënë, po mendojmë për Kategorinë e Parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 8, 2020 | 16:07

“Nuk do i hapim rrugën asnjë skuadre”, Novi i sinqertë: Jemi të rënë, po mendojmë për Kategorinë e Parë

Luftëtari arriti një barazim dinjitoz në shtëpi ndaj Bylisit. Në prononcimin pas ndeshjes për mikrofonin e “Supersport”, trajneri Neritan Nova, u shpreh i kënaqur me rezultatin, teksa deklaroi se nuk do t’i hapin rrugë asnjë skuadre.

bandicam 2020-03-08 16-05-25-570

“Ekip i Luftëtarit ka një grup çunat të shkëlqyer që kanë etje për futboll. Në do ta vazhdojmë kampionatin deri në fund, pavarësisht se mund të quhemi të rënë. Nuk do t’i hapim rrugë asnjë skuadre.

Jam i kënaqur me barazimin. Ashtu siç erdhi loja duhet ta kishim fituar takimin. Dolëm 3-4 herë tamam kundërsulm gjirokastrit. I falenderoj çunat për atë çka dhanë në fushë.

Është shumë e vështirë mbijetesa. Për mendimin tim ne kemi zbritur nga kategoria. Ne mendojmë më shumë për vitin tjetër, në Kategorinë e Parë.

Çfarë i mungon skuadrës për të fituar?

Ne na mungon njeriu gol. Atë do të dëshironim ta kishim. Një golashënues do na i bënte më të thjeshtë punën. Lojtarët e rinj janë me shumë prespektivë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"