Nuk dihet i lumtur tek ekipi kryeqytetas, skuadra e njohur ndjek me interes yllin e Romës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 20, 2021 | 17:17

Nuk dihet i lumtur tek ekipi kryeqytetas, skuadra e njohur ndjek me interes yllin e Romës

Fenerbahçe pas Edin Xhekos.

xheko 1

Sipas asaj që shkruan e përditshmja sportive italiane “La Gazzetta dello Sport”, klubi turk i është vendosur pas sulmuesit boshnjak i cili jo pak herë ka shprehur dëshirën për tu larguar nga kryeqyteti italian.

Edhe pse skuadra e madhe turke ka probleme financiare për shkak të gjendjes së post-pandemisë globale të COVID-19, do të provojë për bomberin e skuadrës verdhekuqe.

Një operacion i vështirë dhe i komplikuar, por edhe vetë Xheko nuk e sheh si destinacion të ardhshëm Turqinë.

35-vjeçari gjatë sezonit që lamë pas është aktivizuar në total në të gjitha kompeticionet në 38 ndeshje nga ku ka realizuar 13 gola dhe ka dhuruar 5 asist.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"