“Nuk dhashë dot kontributin tim maksimal”, futbollisti njofton largimin nga Tirana

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 13, 2020 | 16:17

“Nuk dhashë dot kontributin tim maksimal”, futbollisti njofton largimin nga Tirana

Portieri vlonjat Pano Qirko nuk është më lojtari i Tiranës. Gardiani 21-vjeçar njoftoi në rrjetet sociale ndarjen me kampionët e Shqipërisë. Në mesazhin e publikuar, Qirko shkruan se nuk mundi të jepte maksimumin me bardheblutë.
pano qirko
Ai falenderoi Tiranën për arritjet dhe sakrificat e kryera.

Qirko u aktivizua shumë pak sezonin e kaluar me Tiranën duke qëndruar si portier i tretë pas Ilion Likës dhe Edvan Bakajt. Blerja e portierit Visar Bekaj ngushtoi akoma më shumë hapësirat e tij në radhët e kryeqytetasve.

Mesazhi i Pano Qirkos

Nga dita e sotme ju lajmeroj qe nuk jam me pjese e ekipit kampion te Tiranes dhe falenderoj presidentin Refik Halili per bashkpunimin e marveshjes midis dy paleve. Kemi kaluar nje vit plot emocione dhe sakrifica duke ulur koken dhe stervitur pa mas, por per fat te keq duke mos dhene kontributin tim maksimal .Falenderoj presidencen stafin dhe gjithe lojtaret pa perjashtim. Ju uroj suksese ne vazhdimesi.

Me respekt Pano Qirko!

qirko

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"