“Nuk dështoi klubi, por ish-trajneri”, administratori Gjici surprizon me deklaratën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 13, 2022 | 20:25

“Nuk dështoi klubi, por ish-trajneri”, administratori Gjici surprizon me deklaratën

Administratori i Kukësit, Lavdrim Gjici, ka deklaruar dje në konferencën për shtyp, se klubi ka bërë shumë mirë që i ka dhënë dorën një trajneri të ri. Ai u ndal edhe tek ndërrimet e shumta të trajnerëve gjatë këtyre 10 viteve, duke mos e konsideruar si një problem, ndërsa u ngacmua pak edhe për zhgënjimin në këto katër javët e para.

ENKELEID DOBI 2 (1)

“Ju e dini shumë mirë se presidenti i nderit bën gjithnjë më të mirën që t’i japë mundësinë një trajneri të ri. Duke menduar që ka shumë vite që ka ikur nga vendi ynë, menduam që pse jo mos të rikthehet në vendlindje për të dhënë kontributin, siç e ka dhënë atje ku ka qenë. Dobi e ka kuptuar se çfarë objektivash ka Kukësi dhe përderisa është, i ka pranuar ato objektiva”, u shpreh fillimisht Gjici. Në lidhje me zhgënjimin e këtyre javëve të para, ai pohoi:

“Zhgënjimi nuk është se vjen nga klubi apo unë si administrator, pasi kemi bërë më të mirën. Pjesën kryesore e ka pasur trajneri dhe për lojtarët i është dhënë mundësia që të afrojë kë të dojë. Kanë ardhur shumë futbollistë, të cilët kanë një CV shumë të mirë. Kjo ishte pjesa e trajnerit që dështoi, edhe pse ne ia dhamë mundësinë sërish, ai bëri zgjedhjen e vet”, vijoi më tej administratori.

Në lidhje me ndërrimin e shumë trajnerëve, ai nuk e konsideroi si problem. “Duke përjashtuar këto dy sezone ku presidenti i nderit ka qenë i ngarkuar me punë të tjera, sërish ka dhënë benefitet e veta dhe ka dalë aty ku duhet. Nuk ka qenë pengesë ndryshimi i trajnerëve nga arsyet e largimit. Duke u bërë ndryshimet në kohën dhe momentin e duhur, është dhënë kontributi dhe Kukësi ka shkuar aty ku ka qenë”, përfundoi Lavdrim Gjici.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"