“Nuk besoj se qeveria ka harruar premtimet për Ligën”, Duka: Do të bëjmë punë voluminoze për finalen e “Europa Conference League”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 4, 2020 | 22:45

“Nuk besoj se qeveria ka harruar premtimet për Ligën”, Duka: Do të bëjmë punë voluminoze për finalen e “Europa Conference League”

Presidenti i FSHF-së u shpreh para gazetarëve në komunikim online në lidhje me finalen e “Europa Conference League” në Tiranë dhe për plotësimin e kërkesave të Ligës Profesioniste nga qeveria në lidhje me amendimet ligjore për ekonominë dhe organizimine sportit, në veçanti futbollit në Shqipëri. 
duka
Kreu i futbollit shqiptar deklaroi se nuk beson që qeveria të ketë neglizhuar premtimet për miratimin e propozimeve të Ligës Profesioniste për ndryshimet ligjore të funksionimit të sportit. Ai u shpreh optimist se deri në mbyllje të këtij viti, qeveria e majtë do të realizojë premtimet e dhëna.

Për sa i përket zhvillimit të finales së kompeticionit më të ri për klubet europiane në Shqipëri, “Europa Conference League”, Duka bëri me dije se do të realizohet një punë voluminoze për mbarëvajtjen e këtij eventi. Presidenti i FSHF-së bëri me dije se do të kryen ndryshime në stadiumin “Air Albania” për zhvillimin e finales në mënyrë sa më komode. 

“Shqipëria organizon finalen e UEFA Conference League – UEFA la vlerësuar punën e Federatës ndër vite si partner serioz, ka vlerësuar infraskturën tonë në Shqipëri  dhe investimet që janë bëra.Nuk është ndikim i anëtarit të Komitetit Ekzekutiv. Është puna e FSHF-së që ka bindur UEFA. Kemi bindur që mund ta bëjmë, jo vetëm të konferencës së Ligës, por dhe të tjera.

Qeveria nuk është vënë lëvizje për plotësimin e kërkesave të LP-së – Nuk dua ta besoj që është kështu. Rikthimi i futbollit, rikthimi në fushë u bë me kontributin tim dhe me kontribun e kryeministrit të Shqipërisë. Unë dua të besoj që akoma ka ditë deri në 31 dhjetor që ka kërkesa dhe sporti shqipar në përgjithësi të plotësohen. Ato kërkesa janë kërkesa minimale, kryeministri e ka pritur mirë, ka thënë pse jo të ketë Shqipëria një ligj sponsorizimit. Nuk cënohet buxhetin shqiptar, sesa gjërat që dëgjojmë tani janë më të kushtueshme. Shenjat deri më sot nuk ka patur, qeveria ka patur probleme të tjera, por do të mendojë dhe për ne.

Objektivat e ardhshme të FSHF-së – Që kur bëmë stadiumin ‘Air Albania’, objektivi ka qenë të bënim nëj finale të rëndësishme europiane. Objektivat duhet t’i vendosim të rinj, kemi shumë gjëra për të bërë përpara. Kemi mundësi të rikthehemi dhe ta shijojmë akoma më shumë një europian si ai në 2016 si dhe të kemi klubet tona në kompeticionet europiane. Duhet një shtysë nga qeveria që klubet tona të konkurojnë fort në kompeticionet e futbollit europian.
air albania

Puna në stadiumin ‘Air Albania’-  Kemi insistuar që nga fillimi me bar natyral, por kishim parashikuar që nuk do shkonte mirë me këtë. Ne provuam me bar natyral, por nuk rezultoi e suksesshme. Nuk mund të jetë e pranueshme as për kampionatin shqiptar, as për kombëtarem dhe jo më për një finale si kjo e ‘Conference League’. Nga ana tjetër do fillojë puna për fushën, që nga java e ardhshme do instalojmë ndriçimin që do zëvendësojë diku atë të diellit për të mundësuar sa më mirë ngrohjen dhe rritjen e barit. Pastaj do të instalojmë një impiant ventilimi, sepse është i mbyllur. Do të provojmë deri në mars me bar natyral, nëse jo, do të provojmë barin hibrid. Ishte i parashikuar që në momentin e fillimit  që ma barin natyral do ishte e vështirë, por sido që të jetë, bari natyral është më i këndshëm dhe më i mirë për sporistët”, u shpreh Duka.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"