“Nuk bëra një ndeshje të mirë”, Asllani: Duhet të dëgjojmë trajnerin dhe të jemi të gjithë bashkë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 10, 2022 | 23:12

“Nuk bëra një ndeshje të mirë”, Asllani: Duhet të dëgjojmë trajnerin dhe të jemi të gjithë bashkë

Kombëtarja shqiptare doli pa pikë në ndeshjen e luajtur në shtëpi përballë Izraelit, e vlefshme për Ligën e Kombeve. Në një prononcim për “Super Sport”, mesfushori i Kombëtares, Kristjan Asllani, dha opinionin e tij për këtë sfidë.

bandicam 2022-06-10 23-04-10-494

“Nuk kam bërë një ndeshje të mirë. Nuk kisha shumë hapësirë, sepse kam pasur një dhimbje në shpinë. Trajneri zgjodhi kështu, por s’ka gjë.

Duhet të punojmë nga ana mentale. Do të shikojmë gabimet me trajnerit dhe do të përmirësohemi në ndeshjet e tjera.

I zgjedh trajneri këto gjëra. Duhet ta dëgjojmë atë dhe të qëndrojmë të gjithë bashkë”, ishin fjalët e Asllanit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"