“Nuk bëj më s*ks natën”, ish-mbrojtësi i Çelsit zbulon anektodën: Murinjo na solli në skuadër Snop Dogun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 14, 2021 | 8:13

“Nuk bëj më s*ks natën”, ish-mbrojtësi i Çelsit zbulon anektodën: Murinjo na solli në skuadër Snop Dogun

Çdo prind të konfirmon se prindërimi në moshën e shkollës nuk është i lehtë. Por, për Uejn dhe Frenki Brixh, me sa duket, është një eksperiencë më e vështirë. Ish-ylli i Çelsit dhe Anglisë thotë se tashmë ai dhe gruaja e tij kanë humbur intimitetin veçanërisht gjatë mbrëmjeve, sepse ndërpriten vazhdimisht nga fëmijët e tyre.

05881C6A-91E7-4128-927F-AC37DD3866D6

Djemtë e tyre, Parker (7 vjeç), Kartër (5) dhe Xhejdën (14 vjeç, djali i Brixhit nga një marrëdhënie e mëparshme) ua kanë vështirësuar jetën intime prindërve. “Për shkak të fëmijëve dhe izolimit nga pandemia marrëdhëniet tona intime kanë pasur ulje-ngritje. Është shumë e vështirë të shkosh në shtrat natën, për shkak se tashmë fëmijët janë gjithë ditën në shtëpi dhe shkollën e ndjekin prej këtu. Ka pasur momente kur desh na kanë kapur”, tha 40- vjeçari, i cili tregon edhe një episod me ish-trajnerin e tij Zhoze Murinjo kur drejtonte Çelsin.

Ish-mbrojtësi rrëfen një anek- dotë interesante me portugezin kur ishte në eksperiencën e tij të parë në “Stamford Bridge”, e cila nuk ka aspak lidhje me figurën që ai na ka mësuar. Blutë kishin udhëtuar drejt SHBA-së për fazën përgatitore dhe Mou vendosi që t’u bënte një surprizë futbollistëve: “Ishte një trajner që dinte t’i argëtonte djemtë. Më kujtohet njëherë që ishim në SHBA në fazën për- gatitore dhe ai vendosi të na organizonte një festë. Kur flas për organizimin e një feste, nënkuptoj se ishte me të vërtetë një festë dhe kishte ardhur edhe Snop Dog dhe shumë njerëz të tjerë të famshëm”.

A13BFC80-DB51-4479-962B-FA64949F1AE7

E vështirë ta mendosh një gjest të tillë nga “Speciali”, por ish-lojtari i tij zbulon edhe këtë anë jo shumë të ashpër të tij: “Ndonjëherë, kur e shikon se si trajton futbollistët e tij, është shumë i ashpër. Por, është një trajner i madh. Kur ka momente të vështira, si ai te Mançester Junajtidi apo së fundmi te Totenhemi, duket një fëmijë i llastuar që flak të gjitha lodrat nga karroca”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"