Nuk arriti dot podiumin, Hemilton duket i dorëzuar: As gazin s’e shtypja dot në maksimum

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 11, 2022 | 15:23

Nuk arriti dot podiumin, Hemilton duket i dorëzuar: As gazin s’e shtypja dot në maksimum

Mercedes-Benz arriti podiumin e tij të dytë në garën e tretë sezonale, edhe pse kjo si dhuratë nga motori që tradhtoi Maks Vershtapenin.

hemilton

Gjithsesi, ai që ngriti trofeun nuk ishte sërish Luis Hemilton, por shoku i tij, Xhorxh Rasëll, me pilotin britanik që tregon vështirësitë edhe në pistën e Melburnit.

“Jemi sërish jashtë binarëve, ndonëse ky vend i katërt imi dhe i treti i Rasëllit mund të duken një rezultat i shkëlqyer. E vërteta është se në garë nuk mund të shtypja dot gazin në maksimum, më duhej të frenoja këmbën për t’i dhënë në maksimum, pasi motori nxehej shumë shpejt”, deklaroi 7 herë kampioni i botës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"