“Nuabueze sulmuesi më i mirë në Superiore”, Jonuz: Punë e madhe për t’u bërë, ja çfarë nuk shkoi ndaj Laçit
Vllaznia u mposht me rezultatin 3-0 ndaj Laccit në sfidën e vlefshme për javën e 10-të të Kategorisë Superiore. Në prononcimin pas ndeshjes, për emisionin “Gol pas Goli”, trajneri i skuadrës shkodrane, Mirsad Jonuz, u shpreh:
“Është e vështirë të luash 3 ndeshje në 8 ditë. Ndeshja e sotme ishte shumë e rëndësishme. Luanim kundër një skuadre që i ka nisur përgatitjet shumë herët. Për mua nuk bën diferencën të humbasësh 2-0 apo 3-0. Në fund fare është një humbje dhe kjo është ajo që duhet të analizojmë.
Kam parë ndeshjet ndeshjet e fundit, pas kësaj ndeshje më del një punë e madhe për të bërë me skuadrën time.
Kjo ishte taktika e Laçit, të shfrytëzonte me kundërsulm dhe të shfrytëzone hapësirat. I vendosa Shehin Nuabuzes, është një nga sulmuesit më të mirë në Shqipëri. Na mungonte Gligorov dhe Hygor, Në ndeshjen e radhës do mungojë Gurishta dhe Ramadani. Do të jetë e vështirë ta kthejmë situatën në favorin tonë, por kam besim te lojtarët e mij.
Janë gabime individuale, nuk do e kryqëzoj Shehin që humbi Nuabuezen. Nuk besoj se është çështje më e gjëra. Thjesht gaboi Shehi në 2 moment. Gligorov është lojtari më i mirë të Vllaznia. Do të kërkojmë që në ndeshjen e ardhshme të rikuperojmë diçka. Janë çështje individuale më shumë se kolektive. Ne jemi familje. Kam shumë besim te lojtarët e mij”, u shpreh Jonuz!
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"