Nuabueze “ndez” Laçin, grupi i plotë ndaj Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 26, 2020 | 16:36

Nuabueze “ndez” Laçin, grupi i plotë ndaj Partizanit

Laçi nuk do “blof” në kryeqytet. Pasi morën vendin e tretë, kurbinasit nuk kanë më në plan që ta dorëzojnë atë. Kupat e Europës janë bërë “fiksim” dhe e vetmja rrugë që kanë, vjen nga kampionati. Skuadra po punon intensivisht për të dalë e fituar nga “Air Albania”, ndonëse e kanë të qartë se nuk do ta kenë të lehtë.

Nuabueze

E megjithatë, bardhezinjtë kanë dëshmuar se dinë të fitojnë kur duhet. Këtë e treguan pak ditë më parë me Kukësin që garon për titullin kampion. Me ftohtësi olimpike ditën që ta vinin përfund kundërshtarin dhe në fund iu gëzuan dy golave. Të njëjtën gjë do tentojnë të bëjnë edhe përballë Partizanit, madje këtë herë Armando Cungu do të jetë më i qetë.

Ai do të ketë në dispozicion edhe Kirian Nuabuezen, që më në fund është rikuperuar. U bënë ditë që “bomberi” po kryen stërvitje me grupin dhe ka shumë të ngjarë që të marrë minuta.

Fillimisht u mendua se lojtari me pasaportë amerikane e mbylli sezonin pas dëmtimit në gju, por insistimi i tij dhe fizioterapia e vazhdueshme që ka bërë javët e fundit, e riaftësuan. Bardhezinjtë do të udhëtojnë me një ekip të plotë në këtë transfertë dhe kjo gjë i jep “frymëmarrje” stafit teknik.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"