Nuabueze: Laçi me zor pret të futet në fushë, golat për mua janë thjesht… bonus

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 27, 2019 | 15:34

Nuabueze: Laçi me zor pret të futet në fushë, golat për mua janë thjesht… bonus

Lojtari më i mirë në sfidën mes Laçit dhe Vllaznisë, u shpall Kirian Nuabueze, i cili shënoi edhe dy gola.

nuabueze

Në mikrofonin e “Supersport”, ai u shpreh se përparësi ka ekipi, ndërsa golat janë thjesht bonus për të.

Si po e gjen veten te Laçi?

Ndihem mirë, çdo ndeshje dua të jap më të mirën që ekipi të fitojë. Kjo ka rëndësi.

Në Shqipëri je golashënuesi më i mirë. A është ky objketivi yt?

Skuadra është përparësi, të marrim 3 pikët. Goli është një bonus për mua.

Çfarë ka ndryshuar me ardhjen e Cungut?

Skuadra është më e motivuar tani. Të gjithë, edhe drejtuesit. Lojtarët me zor presin të futen në fushë e të japin më të mirën. Kjo është gjë e mirë, po e shijojmë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"