“Nuabueze bëhet tri herë provokator”, Bylis reagon për sherrin masiv në sfidën ndaj Laçit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 14, 2021 | 20:48

“Nuabueze bëhet tri herë provokator”, Bylis reagon për sherrin masiv në sfidën ndaj Laçit

Klubi i Bylisit, pasi ka analizuar ndeshjen me Laçin, ka dal me një reagim zyrtar, ku ballshiotët e dënojnë dhunën dhe theksojnë se klubi do të kërkojë të mbetet shembull “Fair-Play”.

unnamed

“Ne si klub e dënojmë dhunën, dhe reagimin e lojtarit tonë, Xhoi Carkanji, pavarësisht se nga pamjet “live” apo dhe analiza që i kemi bërë takimit, duket qartë që sulmuesi i Laçit Kirian Nuabueze, bëhet tri herë provokator, ku fillimisht godet Jankun me bërryl, më pas kur mbrojtësi është i shtrirë dhe mer ndihmë mjekësore, e gjuan me grusht.

Duket qartë nga pamjet “live” që lojtari ynë Carkanji mbron shokun e tij dhe e largon fillimisht Nuabuezen, që me nerva të pakontrolluara fillon e përdor grushtet e shkelmat, duke e provokuar lojtarin tonë të reagojë. Por, kjo nuk do të thotë që ne mbështesim reagimin e lojtarit tonë, i cili e la skuadrën me dhjetë vetë në një ndeshje mjaft të rëndësishme për objektivat tona.

FK BYLIS garanton aktorët e futbollit se ka qenë, është dhe do të jetë kundër dhunës, duke pranuar rezultatet që do të prodhojë fusha e lojës”, – është ky reagimi i klublit ballshiot që dënon aktet e dhunës të ndodhura në ndeshjen Bylis-Laçi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"