Ntepe: E merituam me Partizanin, ju tregoj sekretin e Bylisit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 12, 2019 | 15:31

Ntepe: E merituam me Partizanin, ju tregoj sekretin e Bylisit

Një nga lojtarët qe spikati në sfidën me skuadrën nga kryeqyteti ishte edhe anësori i djathtë i skuadrës së Bylisit, nigeriani Ntepe Frank. Futbollisti energjik që u dallua për daljet nga e djathta, por edhe për inkursionet sulmuese duke asistuar në golin e shënuar nga Guindo, me shumë vlera për mallakastriotët që dolën me tri pikët.ntepe bylis

E SHKUARA – Frenklin Ntepe erdhi si mesfushor me tipare sulmuese, por në Ballsh ka bërë edhe mbrojtësin, ndërsa po dallohet edhe në këto javë në Superiore. Një nga lojtarët që spikati në sfidën në kryeqytet ishte edhe anësori i djathtë i skuadrës së Bylisit, nigeriani Ntepe Frank, i cili shënoi golin e barazimit në fazën e parë. Gjithashtu, u shfaq ndër më të mirët edhe në Ballsh, duke bërë që Trashi të mos krosojë asnjë top, pasi u markua mjaft mirë nga nigeriani bashkë me të riun Hadroji. “Sigurisht që jam shumë i lumtur për asistin e golit, por më shumë për fitoren. Të gjithë në klub e përgatitëm shumë mirë takimin, që nga presidenti me kushtet që na krijoi, stafi apo dhe ne lojtarët. Na dhanë një mbështetje të madhe tifozët tanë, të cilëve u jemi shumë mirënjohës”, tregon fillimisht Ntepe për “Panorama Sport”.

GOLI – Ai tregon edhe kënaqësinë e golit. “Sigurisht që më kënaqi goli, sepse skuadra mori tri pikë. Ashtu si në ndeshjen e parë në Tiranë kur shënova, në këtë ndeshje dhashë edhe asistin në një aksion mjaft të mirë të Bylisit. Kush e pa ndeshjen, është dakord me mua që ne e meritonim fitoren. Gjithsesi, të shohim përpara dhe të vijojmë me ecuri pozitive”, tha Ntepe Frank, i cili luan sezonin e 4-t në Ballsh.

SULMI – Ntepe ka qenë një njohës i mirë i golit këtë edicion, gjithashtu edhe duke asistuar disa herë. “Më pëlqen që të shënoj gola, por edhe me Guindon kuptohem shumë mirë. Ai është një lojtar shumë i mirë dhe shumë profesionist. Ne jemi një grup që stërvitemi shumë në Ballsh, grumbullohemi dhe trajnohemi. Kemi diçka shumë të rëndësishme, kolektivitetin. Këtë ne e ruajmë mbi të gjitha edhe në lojë në ndeshjet zyrtare”, shpjegon sekretet mesfushori.

FLAMURTARI – Në fund, Ntepe foli edhe për ndeshjen e radhës në Vlorë. “‘I mbyturi të mbyt’, është një shprehje që e kam dëgjuar këto ditë këtu në vendin tuaj. Ndaj, ne duhet që patjetër të marrim fitore edhe në Vlorë, sepse kemi synimet tona. Bylisi është një ekip që ka treguar se mund të fitojë edhe në transfertë dhe ne duhet që të luajmë si me Partizanin edhe në Vlorë. Kemi mungesa, por në futboll janë të pranueshme dhe ne që do të jemi në fushë, do të bëjmë më të mirën”, tha Ntepe.

Erion Saliu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"