Novi konfirmon gjobat te Luftëtari dhe ironizon: Kemi lojtarë të mëdhenj, prandaj…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 19, 2020 | 14:34

Novi konfirmon gjobat te Luftëtari dhe ironizon: Kemi lojtarë të mëdhenj, prandaj…

Luftëtari po kalon një periudhë shumë të vështirë, teksa përveç rënies një kategori më poshtë, në dy ndeshjet e fundit gjirokastritët kanë pësuar 2 humbje turpëruese, siç ishte ajo 5-0 ndaj Tiranës dhe 8-1 ndaj Partizanit.novi

Pikërisht për këtë arsye, lojtarët dhe stafi janë gjobitur nga klubi, diçka që konfirmohet nga trajneri Novi në konferencën për shtyp, para ndeshjes me Teutën e programuar për ditën e nesërme.

“Mbaj përgjegjësi edhe unë për situatën e Luftëtarit. Na bie të gjithëve përgjegjësia,por dua t’u them diçka. Nga Luftëtari kanë ikur 10 lojtarë. Jam i detyruar të bëj shumë zëvendësime dhe këto ndërrime të sjellin shthurje në lojën tonë. Gjithsesi kemi nxjerrë edhe lojëra të bukura. Janë lojtarë të ardhur nga moshat, pa përvojë, por premtojnë për të ardhmen.

Kam vite këtu, nuk kam ardhur sot, kam djersitur shumë për Luftëtarin. Nuk ma do mendja se kjo është ndeshje më e dobët dhe që mbetet në histori te Luftëtari. Megjithatë nuk dua të justifikohem. Ka pasur edhe ndeshje të tjerë më të dobëta.TIRANAA LUFTETARI

Në ndeshjen me Teutën jo se do bëjmë gjëra të mëdha, thjesht të luajmë futboll. Pres nga çunat që të paraqiten denjësisht. Açka, me aq sa di unë është lojtari më i paguar i ekipit dhe ia kanë plotësuar të gjitha kushtet që ka kërkuar. Ka tre ditë, ose katër, që nuk ka ardhur në stërvitje. Këtë unë nuk di ta shpjegoj. Normale ka pasur edhe gjoba, nga unë i pari e deri te lojtari i fundit, për rezultatet e dobëta të dy ndeshjeve të fundit.

Pse nervozohen lojtarët kur zëvendësohen? Ngaqë janë lojtarë të mëdhenj dhe nuk duan të ndërrohen”, përfundoi me ironi me Novi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"