Novak Xhokoviç triumfon në Uimbëlldon, serbi mposht pastër në finale Andersonin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 15, 2018 | 18:18

Novak Xhokoviç triumfon në Uimbëlldon, serbi mposht pastër në finale Andersonin

Novak Xhokoviç nuk iu desh të lodhej shumë, në finalen e sotme të Uimbëlldonit. Tenisti serb mposhti pastër në tre sete(6-2, 6-2 dhe 7-6) afrikano jugorin Kevin Anderson.

xhokovic

“Nole” fitoi Grand Slam e 13-të në karrierën e tij, dhe ky ishte Uimbëlldoni i katërt i fituar për të. Një performancë e shkëlqyer e Xhokoviç, që rikthehet pas një viti zhgënjyes.

Dy setet e para ishin tërësisht nën komandën e Xhokoviç, që dominon në fushë dhe fiton me shumë lehtësi me rezultatin e njëjtë 6-2. Në setin e tretë vjen reagimi i Anderson, madje ka 5 mundësi për të fituar setin, por asnjëherë nuk arrin të fitojë. Xhokoviç, në rastin e tij nuk dështon dhe në shtesë fiton 7-6  dhe krejt takimin 3-2. Festë e madhe për tenistin serb, që konfirmohet një kampion, duke u rikthyer në kohët e arta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"