Notat / Për “Eurosport” spikatën 3 kuqezi, edhe De Biazi me shumicën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 25, 2017 | 0:46

Notat / Për “Eurosport” spikatën 3 kuqezi, edhe De Biazi me shumicën

Portali i njohur i rrjetit televiziv “Eurosport” mendon se janë tre futbollistë kuqezi të cilët treguan cilësi më të mëdha në fushën e lojës ndaj Italisë.

Hysaj - Basha - Imobile

Në notat e caktuara për këtë duel, emrat që bien në sy janë ato të Strakoshës, Ajetit dhe Hysajt, të tre të vlerësuar me 6,5 për atë që dhanë në fushë. Ndërkaq, pas tyre janë Roshi dhe Veseli, i pari për atë që dha në fazën ofensive, ndërsa i dyti në atë mborjtëse.

Kurse pjesa tjetër e skuadrës është vlerësuar e gjitha me notën 5,5, bashkë edhe me trajnerin De Biazi i cili me sa duket nuk ka bindur edhe aq ekspertët e “Eurosport” për interpretimin që i bëri ndeshjes.

de biazi

Duhet theksuar se të notat e Italisë, më i dobëti në fushë është caktuar Insinje, me 5,5 pasi nuk arriti të kalonte asnjëherë Hysajn, ndërsa Bufon është lënë pa notë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"