Notat/ Mitraj dhe Karioka më të mirët, Koliçi më i dobëti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 23, 2016 | 10:54

Notat/ Mitraj dhe Karioka më të mirët, Koliçi më i dobëti

Kukësi ka fituar trofeun e parë në historinë e klubit. Verilindorët triumfuan në “Qemal Stafa” 3-5 në 11-metërsha, duke ngritur kështu trofeun e Kupës së Shqipërisë. Më poshtë mund të lexoni vlerësimet për secilin lojtar dhe trajnerët e të dy skuadrave në bazë të përformancës tyre. laci kukesi finale kupaBraziliani i Kukësit, Karioka është vlerësuar me notën më të lartë, pas golit spektakolar që i dha dhe avantazhin verilindorëve së bashku me Mitrajn e Laçit që realizoi golin e barazimit. Ndërsa portieri Koliçi ka marrë notën më të ulët, 4, pas gabimit tek goli i pësuar në minutat shtesë.

LAÇI

SELMANI 6 – Te goli i pësuar e tradhtojnë centimetrat. Gjithsesi, me personalitet në fushë dhe me shpirtin tipik të Laçit. E ardhmja e ekipit bardhezi.

ADEMIR 6,5 – Një nga ndeshjet më të mira. Disi në hije gjatë 20 minutave të para, por më pas është padron i krahut të tij dhe shtyn shumë përpara. Nëse do të kishte një pasim më të mirë, nuk do të luante te Laçi.

SHETA 7 – Monstruoz në mbrojtje. Fut në kafaz Eminin dhe tremb Dvornekoviçin sa herë që ka goditje standarde. I pakalueshëm.

BULJAN 7 – Me Shetën përbëjnë ndoshta një nga dyshet më të mira në prapavijë. I saktë, agresiv dhe e lexon thuajse në perfeksion lojën e kundërshtarëve.

ÇELA 6,5 – Ndëshkohet shumë shpejt. Gjithsesi, gjysmë note më shumë pasi është konstant gjatë gjithë kohës dhe vrapon sa për tre veta në krahun e tij.

GOCAJ 6,5 – I shkëlqyer në depërtimet në krahun e djathtë dhe shumë i saktë në fazën mbrojtëse. Bie disi në pjesën e dytë, por kjo ishte normale. Një “xhol” i shkëlqyer. MUSTAFA 5,5 – I pafat sepse pëson një dëmtim që e penalizon Laçin më shumë psikologjikisht se sa taktikisht. Agresiv më shumë se sa duhet në pjesën e parë.

(ZEFI 45′, 6 – Luan me gjithë mundësitë që ka dhe ia del të jetë i frikshëm në dyluftime, por nuk mund t’i kërkosh të bëjë diferencën në një ndeshje kaq delikate).

VELIAJ 7 – Regjisori bën gjithçka mirë aq sa luan. Presingu i kuksian- ëve është i tmerrshëm në çdo top që kap, por Laçi ka një pikë referimi kur ai është në fushë.

(DOSTI 75′, 6 – Penalltitë i humbin edhe lojtarët e mëdhenj. Nuk duhet gjykuar vetëm për atë 11-metërsh fatal. Grintoz dhe me dëshirë për aq sa luajti).

SEFGJINAJ 6 – Ndeshje mesatare. Bënë punën e “pistë” në mesfushë si të mundet, por pëson rënie të dukshme në pjesën e dytë.

(MITRAJ 69′, 8 – Një gol që mund të rezultonte fatal për Kukësin. I vëmendshëm te gjuajtja e Cetkoviçit dhe nuhatja nuk e tradhtoi. I lëvizshëm pafundë- sisht duke mbajtur në tension gjithë mbrojtjen rivale).

CETKOVIÇ 7 – Fanari ndriçues i Laçit. Goli vjen prej këmbëve të tij, por në fakt Laçi merr frymë në fushë sa herë që ai ka topin në këmbë. I shkëlqyer.

NIMANI 6 – Ndeshje nën mesatare. Shameti, Malota dhe Lladrovci nuk e lejojnë të “marrë frymë”. Pak i ndihmuar nga pjesa tjetër e ekipit.

TRAJNERI RAMADAN NDREU 7 – Një Laç me kaq cilësi nuk mund të bënte më shumë. Pa një bomber të mirëfilltë dhe vetëm me një Cetkoviç që bën diferencën shkoi deri te penalltitë e finales. Laçi është i sigurt në mbrojtje dhe i hidhur në sulm, por qartazi nuk ka një sulmues. Ky nuk është faj i Ndreut.

KUKËSI

KOLIÇI 4 – Një gjuajtje në portë dhe një gol… Në minutën e 92-të… Kur skuadra është fare pranë trofeut… Më keq nuk bëhej! Në ndeshje si kjo nuk mund të tregosh pasiguri të tilla. Portierët e mëdhenj kanë një gjë të përbashkët: Nuk nënvlerësojnë asgjë. Prekës dëshpërimi i tij pas gabimit, por e shpëtoi shtylla e Dostit, asgjë tjetër…

HALLAÇI 7 – Punëtor pa masë dhe vë shpirtin në fushë. Duket pak në pjesën e parë, por çuditërisht në të dytën është më aktiv. Rezistent deri në sekondat e fundit dhe një lider për Kukësin.

SHAMETI 7 – Ndeshje e shkëlqyer, ashtu si edhe i gjithë sezoni. Një ndër më të mirët e Kukësit dhe konfirmoi edhe një herë se për momentin është ndër më të mirët në rolin e tij. Asnjë gabim, i ashpër dhe i saktë në çdo ndërhyrje. Super.

MALOTA 6,5 – Sakrifikon dhe luan i dëmtuar. Nuk është në ditët më të mira, por nuk stonon. Shtyllë e mbrojtjes. (Nga 46′ Lladrovci 6,5 – I sigurt dhe shumë i kujdesshëm. Ia del mirë gjatë gjithë ndeshjes).

MICI 7 – Skënderbeu dhe Partizani kanë arsye të mira se përse e duan. Një paraqitje mbi mesataren duke ofruar cilësi dhe siguri në krahun e tij. I qartë në daljet në sulm dhe i fortë në mbulim. Në rritje.

HASANI 6,5 – Gjysmë note për sakrificën që vendosi të luajë i dëmtuar. Në fillim u duk si blofi i madh i Kukësit, por në pushim u zëvendësua. (Moreira 46′-Memini 81′ i pafat braziliani që u fut si zëvendësues. Memini gjithsesi i dha freski manovrës mbrojtëse.)

MUSOLLI 7 – Duhen këllqe për të gjuajtur penalltinë e fundit dhe ai e “qau” atë. Një lider në mesfushë, jo për vetëm për punën që bën, por edhe për rendimentin që ka. I domosdoshëm.

KARIOKA 8 – Gol kryevepër nga mesfusha. Vetëm ashtu mund të zgjidhej ajo ndeshje dhe vetëm lojtarë si ai e zgjidhnin. Braziliani konfirmoi edhe një herë se është xhevahir i Kukësit, por ama kur do ai, sepse shumë ndeshje i luan në hije…

NIKA 2 – Nuk do t’i falej ai i kuq edhe nëse do ishte 16 vjeç dhe po luante futboll në lagje… La ekipin me 10 lojtarë në minutën e 75-të dhe i bëri një injeksion vetëbesimi Laçit se mund t’ia dilte. Kartoni i marrë në mesfushë në atë mënyrë ishte i pabesueshëm për një lojtar me staturën e tij.

DVORNEKOVIÇ 5 – Me hatër. I padukshëm në fushë. Nuk sakrifikon për asnjë moment dhe nuk arrin të jetë asnjëherë i rrezikshëm. Edhe një mundësi që e pati, e shpërdoroi. Ndeshje e dobët. EMINI 5 – Kujtohet të luajë vetëm në pjesën e dytë, por atëherë nisin t’i bien “bateritë”. Mban në ankth mbrojtjen rivale, por nuk bën asgjë për t’u shënuar. Në hije.

KLODIAN DURO 7 – I shkëlqyer për besimin dhe atë që bëri Kukësi këtë sezon. Nëse skuadra ia doli të marrë një trofe historik, merita është edhe e tij. Por me siguri do t’i përmirësojë disa gjëra në të ardhmen. 2 lojtarë të dëmtuar si Malota dhe Hasani nuk mund ta nisin titullarë, sepse të djegin zëvendësimet. Një i dëmtuar nuk zëvendë- sohet me një të dëmtuar (Ribeiro duke djegur edhe zëvendësimin e tretë). Gjithsesi Kukësi ka personalitet, luan mirë dhe mbi të gjitha është fitues. Është pak a shumë si vetë Duro.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"