NOTAT/ Lautaro i jashtëzakonshëm, Lukaku gabon dy hapa larg portës. Vidal mahnitës, Fati bomberi i ri i Barçës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 11, 2019 | 18:34

NOTAT/ Lautaro i jashtëzakonshëm, Lukaku gabon dy hapa larg portës. Vidal mahnitës, Fati bomberi i ri i Barçës

Interi u mund 1-2 mbrëmjen e djeshme nga Barcelona në “San Siro”, duke mbetur kështu jashtë Champions League, ndërkohë “Panorama Sport” ju sjell notat për lojtarët e të dyja ekipeve.

inter barcelona

INTERI

HANDANOVIÇ 6,5 – Nuk mund të bëjë asgjë te goditja nga pranë e Perezit, për pjesën e mbetur të pjesës së parë është spektator. Në të dytën e befason Fati me një goditje mjeshtërore.

GODIN 5,5 – Uruguaiani përballon ndeshjen me grintën dhe personalitetin e zakonshëm. Rezulton fatal, megjithatë pozicionimi në rastin e golit të Perezit.

DE VRIJ 6 – Edhe ai befasohet te goli i 0-1, pavarësisht se lëvizja e topit ishte e vështirë për t’u lexuar. Më pas vuan vetëm në fund me hyrjen në fushë të Suarezit.

SHKRINIAR 6 – Perez është kockë e fortë dhe kur sllovaku e sfidon në pjesën e parë, duhet të ngrejë flamurin e bardhë. Në raste të tjera është parë një Shkriniar më i mirë.

lautaro barcelona

D’AMBROZIO 6,5 – Nuk e vuan për asnjë moment Firpon, përkundrazi, i shkon dy herë pranë golit dhe nis harkimin nga ku lind goli i Lukakut. Konfirmon se është lojtar i besueshëm. (nga 75′ Politano 5,5 – Aktivizohet për të dhënë më shumë paparashikueshmëri në 25 metrat e fundit. Impakt, megjithatë jo pozitiv).

VESINO 5,5 – Vrapon në mesfushë pa gjetur kurrë pozicionimin e duhur, edhe kur avanncon në përpjekje për të vertikalizuar, nuk bën gjithmonë veprimin e duhur.

BROZOVIÇ 5 – Nga kroati pritej një paraqitje më e mirë, por në mesfushë regjia e tij nuk duket. Prek shumë pak topa, në fund ndien edhe lodhjen ashtu si pjesa tjetër e skuadrës.

B.VALERO 6 – Një gabim i vetëm me peshë kur lë të lirë Rakitiçin në limitet e zonës me një lëvizje të nxituar. Kompenson me eksperiencë mungesën e energjive kur ndeshja i drejtohej fundit (nga 77′ Espozito, pa notë).

BIRAGI 6,5 – Konte e preferon në vend të Lazaros dhe faktet i japin të drejtë: italiani është mes më të kërkuesve, i shkon edhe pranë golit me një bombë që provon reflekset e Netos (nga 69′ Lazaro 5 – Vendoset në të majtë duke u limituar në qarkullim pa kërkuar kurrë fundoren. Një shkallë më poshtë krahasuar me Biragin).

LUKAKU 6 – Shumë i gjallë, por edhe i pasaktë. Shënon golin e vetëm dhe të shpresës, por godet lart me të djathtën dy hapa larg portës: një gabim që në fund do të peshojë shumë.

LAUTARO 7,5 – Ndeshje e jashtëzakonshme e argjentinasit: godet, fiton faulle dhe, mbi të gjitha, bën një spondë fantastike për golin e Lukakut. Më i miri nga Interi pa diskutim.

Trajneri Antonio KONTE 5,5 – Vështirë t’i kërkohet më shumë duke konsideruar mungesat. Eliminim që djeg dhe i karakterizuar nga pengjet. Raporti i tij me Champions-in vazhdon në nivele negative.

BARCELONA

NETO 7,5 – Mes shtyllave është shumë reaktiv. Në pjesën e parë i mohon golin Biragit dhe Lautaros, te realizimi i Lukakut nuk mund të bëjë asgjë, sepse devijimi i Umtitit e nxjerr jashtë loje.

TODIBO 6,5 – Rezulton protagonist i një dueli të bukur me Lautaro Martinezin dhe është i vetmi që përpiqet të limitojë argjentinasin. Gjysmë note më pak, sepse e humbet ai Lukakun te rasti i barazimit.

barcelona

LENGLE 5 – Aktivizohet në mënyrë surprizë në mbrojtjen me tre, has vështirësi në të dyja fazat: i pafalshëm goli i shpërdoruar kur rezultati ishte 0-1 me një të majtë të shëmtuar nga jashtë zone.

UMTITI 5 – Në vuajtje të vazhdueshme, francezi gjen shpesh përpara Lautaro Martinezin dhe driblohet rregullisht nga numri 10 zikaltër. Vendimtar, edhe pse pa fat, devijimi te goli i Lukakut.

UAGUÉ 5,5 – Grinta nuk i mungon, por këmbët duket sikur i ka shumë të rënda. Pjesa e parë e sfidës kalon në vuajtje, i shkon më mirë e dyta, por nuk meriton notë kaluese.

VIDAL 7,5 – Pjesë e parë mahnitëse për nga fiziku dhe personaliteti: mbërrin gjithmonë i pari te çdo top. Ndikon edhe te goli i Perezit duke detyruar Godinin në një prekje që rezulton fatale.

RAKITIÇ 6,5 – Kroati luan në një pozicion me të cilin është mësuar shumë pak, por i ka gjithmonë ai idetë më të mira në mesfushë. Vendimtar thuajse në çdo top të prekur (nga 63′ De Jong 6,5 – Holandezi ish-lojtar i Ajaksit i ndryshon pamjen mesfushës së Barcelonës me pasime iluminuese. Elegant dhe efikas).

ALENJA 6,5 – Rikuperon vazhdimisht topa në mesin e fushës: “regji” e pastër dhe e rregullt, një lojtar interesant dhe i bukur për t’u parë. Me aktivizimin e De Jongut tërhiqet, por rezulton megjithatë i dobishëm.

FIRPO 5 – Paraqitje aspak pozitive në korsinë e majtë: nuk sulmon dhe mbron shumë pak, D’Ambrozio i krijon shpesh vështirësi. Shpërdoron në mënyrë banale një kundërsulm në fund.

GRIZMAN 6 – Duket shumë pak në fushë, por kur “ndizet”, Interi e vuan gjithmonë. Nga këmbët e tij nis pasimi filtrues për golin e 0-1. Tenton shpesh driblimin, në pjesën e dytë kërkon edhe festën personale (nga 62′ Suarez 6 – Shihet vetëm në një rast, kur bën spondën për golin e Fatisë, me një prekje të zgjuar. Vendimtar edhe me pak).

PEREZ 6,5 – Një nga më të motivuarit e skuadrës së Valverdes. Zhbllokon rezultatin me një gol prej sulmuesi puro. Kur kërkon driblimin, është i paparashikueshëm (nga 85′ Fati 7 – Bomberi më i ri i historisë së Champions-it. Një talent i destinuar të rritet).

Trajneri Ernesto VALVERDE 6,5 – Edhe me Barcelonën “B” krijon një ndeshje të kurajshme duke mposhtur Interin në zotërimin e topit. Gjen gjithë zëvendësimet, që i japin fitoren.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"