Notat/ Gavazaj “diamanti” i Skënderbeut, sulmuesi ishte më i miri në fushë ndaj Jang Bojs

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 8, 2017 | 22:50

Notat/ Gavazaj “diamanti” i Skënderbeut, sulmuesi ishte më i miri në fushë ndaj Jang Bojs

SHEHI 6 – Pëson dy gola jo për faj të tij. Bën ndërhyrje shpëtimtare, por në fund tradhtohet nga mbrojtja dhe nuk shmang dot humbjen. Duket se nuk i ndien vitet mbi shpinë.

VANGJELI 4 – Më i dobëti në fushë për Skënderbeun. Gabon në golin e parë, pasi nuk mbulon siç duhet kundërshtarin dhe shkakton goditjen e këndit me një ndërhyrje të pakuptimtë në pësimin e golit të dytë.

Skenderbeu

JASHANICA 5 – Vuan shumë presionin e kundërshtarëve dhe i duhet të mbyllë disa pozicione në mbrojtje, megjithatë në disa raste thyen aksione të rrezikshme të kundërshtarëve.

ALITI 4.5 – Do të kishte një gjysmë note më shumë në rast se nuk do të kishte bërë atë gabim në momentin e pësimit të golit të dytë, ku duhet të ishte treguar më i sigurt.

MICI 6 – I saktë dhe energjik. Ndryshe nga shokët e tjerë të repartit mbron mirë dhe ndihmon ekipin në aksionet sulmuese me krosime të rrezikshme në portën kundërshtare.

MUZAKA 6 – I palodhur. E sheh në çdo cep të fushës në ndihmë të shokëve të skuadrës. Mendon më shumë për mbrojtjen dhe lufton shumë në mesfushë.

gavazaj

LILAJ 5.5 – Thyen aksionet e kundërshtarit dhe koordinon lojën e korçarëve. Mbetet një prej më të mirëve në pozicionin e tij dhe këtë e tregoi edhe dje. Do të meritonte notë më të lartë nëse skuadra do të kishte barazuar.

NIMAGA 5.5 – Ka meritën e shënimit të golit të Skënderbeut nga Gavazaj, pasi ai krijoi rastin. Megjithatë, vuan shumë në veprimet sulmuese, pasi duhet të jetë më i shpejtë.

GAVAZAJ 7 – Nuk kursen asgjë nga klasi i tij. Hyn në driblim dhe ia del të marrë krahun në shumë raste, duke fituar duelet me mbrojtësit kundërshtarë. Shënon golin e vetëm për korçarët.

SAHITI 5.5 – Kuptohet mirë me shokët e skuadrës dhe ndërmerr herë pas herë aksione individuale. Megjithatë, i duhet ende kohë të tregojë potencialin e tij të plotë. (Osmani 72′ – Pa notë).

DEMTE 5 – Luan si sulmues i parë, megjithatë ka probleme orientimi. Është i fortë, por në një tjetër pozicion mund të japë më shumë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"