Notat e supersfidës Inter-Juventus/ Barela fenomenal, Kielini dhe Ramsej më të dobëtit. Ja të gjitha vlerësimet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 17, 2021 | 23:07


Notat e supersfidës Inter-Juventus/ Barela fenomenal, Kielini dhe Ramsej më të dobëtit. Ja të gjitha vlerësimet

Interi triumfoi me rezultatin 2-0 ndaj Juventusit, duke thyer “makthin” 5-vjeçar të rezultateve negative. Zikaltërit e Antonio Kontes bindën në çdo aspekt, përballë skuadrës së Pirlos, që ishte shumë larg performancave të viteve të fundit.

iNTERI BARELA

Arturo Vidal dhe Nikolas Barela ishin autorët e golave për Interin në këtë fitore fantastike. Mesfushori italian që shënoi golin e dytë, është vlerësuar edhe si lojtari më i mirë i ndeshjes. Sipas faqes së specializuar të statistikave “Sofa Score”, Barela vlerësohet me notën 8.6. Pas tij vijnë, Bastoni dhe Brozoviç. Interi56

Ndërkohë për sa i përket Juventusit, lojtarët me notën më të ulët te skuadra e Pirlos, rezultojnë Ramsej dhe Kielini, 6.4 secili. Në rang të përgjithshëm skuadrash, Interi vlerësohet me notën 7.19 dhe Juve me notën 6.74.

Juventus

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/