NOTAT E SUPERIORES / Shkëlqyen dy kryesuesit, sa shumë ekipe pretendente ngelën në klasë!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 20, 2021 | 22:27

NOTAT E SUPERIORES / Shkëlqyen dy kryesuesit, sa shumë ekipe pretendente ngelën në klasë!

Java e 5-të e Superiores ka ngjitur në kreun e renditjes Tiranën të vetme me Vllazninë si ndjekëse e padyshim këto skuadra kanë qenë ato që kanë spikatur në sfidat e luajtura. “Panorama Sport” rendit këto dy ekipe si më të mirat e Superiores për këtë javë, e ndërkohë, rendit shumë emra të tjerë pretendentësh mes zhgënjimeve, si “ngelës” pas rezultateve që siguruan.

abisnet superiore

VLLAZNIA 8- Skuadra e trajnerit Tomas Brdariç vijon me lojtarët zbavitëse dhe ndaj Dinamos tifozët shkodranë patën mundësi të shijojnë një festival golash në “Loro Boriçi”. Vllaznia është e bukur për t’u parë në fazën ofensive, por gjithsesi ka vend për përmirësim në mbrojtje. Gjithsesi, e rëndësishme është që bilanci përfundimtar del pozitiv dhe me tri pikë në “xhep”.

TIRANA 8- Bardheblutë kanë treguar karakter dhe cilësi në javën e fundit duke marrë një fitore me vlera ndaj kampionëve në fuqi. Tirana e trajnerit Shehi arriti që të mposhtë Teutën dhe COVID-in që e kishte kapluar për ditë me radhë dhe në fund u konfirmuan si forcë e parë dhe lider të kampionatit. Tradita shpesh të motivon dhe vendos fatin.

EGNATIA 7.5- Rrogozhinasit janë surpriza e kampionatit pas pesë javësh. Pa dyshim ky sukses i Egnatias nuk është rastësor, pasi falë investimit të presidencës dhe punës së stafit teknik me në krye Gugash Maganin arritën të marrin një trepikësh “të artë” në Laç.

KASTRIOTI 7.5- Krutanët e trajnerit Ramazan Ndreu kanë marrë një fitore me vlera ndaj Skënderbeut, që shikohet si rival direkt për mbijetesën. Ky trepikësh i parë shpresohet që ta zhbllokojë Kastriotin, i cili bindi me lojë, rezultat dhe gola të bukur.

KUKËSI 5- Verilindorët kanë tri javë pa fitore, por ndaj Partizanit vlen edhe pika për të besuarit e trajnerit Longo. Kukësi dominoi ndaj “demave” në pjesën e parë, ndërsa në të dytën arriti që të barazojë shpejt. Kukësi luan futboll të bukur, por nuk ka vazhdimësi.

PARTIZANI 5- “Demat” edhe pas pesë javësh vijojnë të mos e shijojnë fitoren e parë në kampionat. Të përgjumur në pjesën e parë ndaj Kukësit kalojnë në avantazh, por gëzojnë vetëm katër minuta duke treguar sërish mefshtësinë në mbrojtje. Ky Partizan nuk ka asgjë të përbashkët me objektivin historik. Vijon ecurinë pa busull…

TEUTA 4- Skuadra durrsake, sërish ka treguar stofin e kampiones, ku ndaj Kukësit morën një fitore karakteri dhe force. Teuta vështirë të mundet, nuk dorëzohet edhe kur ndëshkohet, pasi arrin ta përmbysë kundërshtarin, siç bëri ndaj Kukësit të dielën. Kampionë të vërtetë.

LAÇI 4- Kurbinasit duhet të gjejnë trajner të ri pas humbjes me Egnatian. Trajneri Dejan Vukiçeviç u dorëzua dhe tani Laçi ka nevojë për një shtysë të re për të nisur ngjitjen pasi mban vendin e fundit me dy pikë pas 5 javësh.

DINAMO 4- “Nëndetësja” duket se doli shpejt në sipërfaqe, pasi në Shkodër dinamovitët morën një goditje të rëndë. Humbja tenistike 6-3 tregon se te Dinamo nuk ka vend për eufori, por për punë dhe vëmendje, si dhe sjellje profesionale në fushë. Humbje që duhet nxjerrë mësim.

SKËNDERBEU 4- Çfarë mund të thuash për një ekip që në kuadrin e 90 minutave nuk regjistron asnjë gjuajtje në portën kundërshtare. Kjo i ndodhi Skënderbeut ndaj Kastriotit, që bëri ndeshjen më të dobët dhe humbja erdhi si logjikë e asaj që ekipi i Memellit dha në fushë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"