Notat e kuqezinjve / Ahmedi mes yjeve të mbrëmjes, Hysaj u detyrua të tërhiqej

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 22, 2017 | 23:36

Notat e kuqezinjve / Ahmedi mes yjeve të mbrëmjes, Hysaj u detyrua të tërhiqej

Talenti i Valon Ahmedit ka filluar të bjerë në sy edhe të mediave të njohura ndërkombëtare dhe të sigurojë vlerësime të larta për mesfushorin i cili në të kaluarën ka veshur fanellën e përfaqësueses Shpresa. Ai ka bërë një prezantim mëse dinjitoz sot në ndeshjen që siguroi fazën në grupe të Ligës së Kampioneve për Mariborin dhe kjo kuptohej qartë kur i gjithë stadiumin e duartrokiti në momentin e zëvendësimit në minutën e 83-të.

valon ahmedi

“Nota 7, një hap i ndjeshëm para në krahasim me ndeshjen e parë, vepron si ndërlidhës mes mesfushës dhe sulmit, i jep gjallëri dhe paparashikueshmëri manovrës”, shkruhet në vlerësimin që ka dhënë “TMW” për të.

hysaj

Ndërsa Hysaj vlerësohet me notën 6, për një mbrëmje në të cilën ai bëri detyrën si mbrojtës, pa dalë shumë përpara. “Ai është më i impenjuari nga prapavija, meqë duhej të përballej me më të mirin e Nicës, Sent-Maksim. Por gjithsesi ia del mbanë duke e detyruar shpesh të shtyhet në krahë”, janë fjalët që i kushtohen Hysajt nga ky portal.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"