NOTAT E KAMPIONËVE/ Juventus historik, feston titullin e pestë radhazi

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Prill 26, 2016 | 11:10

Lajme Flash Seria A

NOTAT E KAMPIONËVE/ Juventus historik, feston titullin e pestë radhazi

Ndoshta do të meritonin të gjithë 10 për këtë triumf. juventusPas një fillimi katastrofik, ishin të pakët ata që mendonin se ky do të përfundonte si një sezon legjendar për Juventusin, prandaj i gjithë grupi meriton një notë më të lartë sesa mesatarja kaluese.

ALEGRI 9 – Ka ditur të menaxhojë të gjithë grupin, duke injoruar kritikat dhe pa humbur kurrë kontrollin e situatës, edhe gjatë atij fillimi katastrofik. Me pak fat, do të kishte shkuar larg edhe në Champions

BUFON 9 – Për të, epitetet kanë përfunduar. Pavarësisht meritës së mbrojtjes së tij, një si Bufoni bën repart edhe i vetëm, sepse nuk mund të shkrumbosh një rekord prej 926 minutash pa pësuar gol, nëse të mungojnë instinktet.

NETO 6 – Një notë kuraje, sepse duhet të kesh atë për të pranuar rolin e zëvendësit të Bufonit dhe të kënaqesh vetëm me një ndeshje si ajo kundër Frozinones në kampionat.

BONUÇI 8 – Gjithmonë e më shumë lider i kësaj skuadre, gjithmonë e më i bindur te forcat e tij, sepse jo më kot klubet më të mëdha të Europës janë gati të investojnë shifra të rëndësishme. Ndërhyrja në akrobaci ndaj Higuainit, në Juve-Napoli, vlen një copë titulli.

KIELINI 7.5 – Një sezon i kushtëzuar nga dëmtimet, por kur ka gëzuar shëndet, punën e tij e ka bërë gjithmonë dhe mjaft cilësore madje.

RUGANI 6.5 – Për një pjesë të mirë të sezonit studionte në stërvitje dhe nga tribuna, por në këtë pjesë të fundit të kampionatit ka treguar vlera të rëndësishme për të ardhmen e tij dhe të Juventusit.

KASERES 6 – Një notë stimuluese për një lojtar që u godit nga dy dëmtime shumë të rënda, për një futbollist që mund ta përdorësh në çdo cep dhe në shumë funksione të repartit të prapavijës.

BARZALJI 8 – Vitet kalojnë, por klasi mbetet gjithmonë i njëjti. Kurrë një ndërhyrje banale, kurrë një faull që nuk duhet. Kur ke konceptin e duhur sesi qëndrohet në fushë, mosha është thjesht një numër.

ALEKS SANDRO 7.5 – Kushtoi shumë, sepse shumë pritej edhe prej tij. Dhe pas një fillimi disi të vështirë, braziliani nisi të hedhë ato topa të rëndësishëm në zonë, që kanë dërguar në gol gjysmë skuadre.

EVRA 8 – Personaliteti është kartëvizita e tij. Në momentet decizive të sezonit, ai përkrah Bufonit, folën si liderë, duke u dhënë një shembull të fortë atyre që nuk e kuptonin vlerën e bluzës bardhezi.

LIHSHTAJNER 7,5 – Edhe sikur të kishte një kilometrazh, ai do ta kishte djegur tashmë, duke parë sesa shumë kilometra bën në çdo ndeshje e jo më në një sezon të vetëm. Ndoshta, me kalimin e kohës është e vështirë që të bashkosh cilësinë me sasinë, por një lojtar si “lokomotiva zvicerane” çdo trajner do ta donte në skuadrën e tij.

LEMINA 7 – Një bast tek i cili klubi besoi dhe e bëri të vetin në minutat e fundit të merkatos. Ndoshta nuk po flasim për një fenomen, por sa herë që kërkohet ndihma e tij ai garanton sasi dhe cilësi.

POGBA 9 – Ndonjëherë të duket një mendjemadh, i cili duke qenë i ndërgjegjshëm për forcën që ka, kërkon të luajë disa herë për vetë dhe disa herë për skuadrën. Por e vërteta është që në paraqitjen e radhës, në ndeshjen e radhës, ai ta fshin këtë lloj dyshimi dhe të ofron një nga ato ndeshje stratosferike, të cilët duhet t’i mbash mend, si ndaj Fiorentinës për shembull. Me pak fjalë, Juventusi ka në shtëpi një nga “alienët” e futbollit të këtij mijëvjeçari, por tani shpreson që ta mbajë.

MARKIZIO 8.5 – Është i ndërgjegjshëm për forcën e tij, ka ADN-në juventine aq të theksuar sa nuk ka bërë naze së bëri qoftë mesfushorin shkatërrues, ashtu sikurse edhe zëvendësin e Pirlos, derisa gjuri e detyroi që të mbyllte përpara kohe sezonin dhe të humbte Europianin.

KHEDIRA 8 – Ai e ka tashmë të qepur në gjoks emblemën e kampionit të botës, prandaj për një si ai edhe pritshmëritë duhen respektuar. Dhe gjermani e ka bërë detyrën e tij, duke i dhënë shumë ritëm dhe cilësi prej lideri të madh mesfushës dhe skuadrës juventine sivjet.

STURARO 7 – Një sezon tranzicioni për të, duke mos pasur shumë vazhdimësi, por sa herë që i është kërkuar ndihma ai është përgjigjur gjithmonë me impenjim maksimal.

PADOIN 7 – Nga Konte e deri tek Alegri, i vetmi rol që nuk ka bërë ka qenë ai i portierit. Ai e di se ndoshta është lojtari me më pak cilësi i grupit, por kjo s’e pengon që të jetë “maskota” e skuadrës dhe një nga lojtarët më të dashur për tifozërinë torineze. ASAMOAH 6.5 – I dërrmuar nga dëmtimet, ai i ka humbur superfuqitë atletike që e karakterizonin, por është në përmirësim e sipër dhe gjithmonë një lojtar që ofron cilësi të veçanta në fushë.

PEREJRA 7 – Është një lojtar që e tërbon, në sensin e mirë Alegrin, kur është në formë, por edhe për argjentinasin, sivjet kanë qenë dëmtimet handikapi i madh.

HERNANES 7 – Goditja e orës së fundit të merkatos. Pas rrufesë së Marotës, “ai nuk është një fenomen”, braziliani reagoi duke ofruar paraqitje pozitive në disa role të ndryshme të mesfushës dhe ndoshta mund ta meritojë edhe një tjetër shans për sezonin e ardhshëm.

KUADRADO 8 – Në Serinë A, ky lojtar di të bëjë diferencën dhe këtë e ka treguar duke zgjidhur disa situata. Fatkeqësisht për Juven, kontrata me Çelsin është shkruar gabim, sepse nëse do të ishte nënvizuar detyrimi i blerjes, ndoshta tani në Torino nuk do të ishin duke u lutur që Konte të mos ua marrë dhe ta rikthejë te Çelsi.

DIBALA 9,5 – Meriton gjysmë note më shumë se kushdo tjetër, sepse një vit më parë, të gjithë ngritën dyshime nëse ishte ky zëvendësuesi i duhur i Tevezit; a e meritonte ose jo numrin e Pirlos dhe nëse mund të përshtatej në një skuadër të madhe. Por, viti i parë i Dibalës ishte më shumë sesa fantastik; gola të shënuar me shumicë, lëvizjet e duhura, gjithçka që i duhet dhe duhet të bëjë një sulmues modern.

MORATA 8 – Disa pakënaqësi të bëra publike për pankinat e shumta dhe disa mendime të këqija në mes të vitit, por gjithsesi, sezoni për të ishte pozitiv, i shoqëruar me gola dhe më shumë punë për skuadrën.

MANXUKIÇ 8 – Shumë makinoz në start, sepse iu desh pak kohë për të kuptuar mënyrën e të luajturit në Itali. Por me të bërë këtë, u vu menjëherë në dispozicion të ekipit dhe duke treguar atë që di të bëjë më mirë, të shënojë gola të rëndësishëm për skuadrën, duke u dërguar një sinjal atyre që kishin dyshime mbi bomberin kroat.

ZAZA 7.5 – E nisi në vijën e fundit të hierarkisë së sulmuesve, derisa fitoi siguri në cilësitë e tij, duke u shndërruar në lojtarin që kishte mesataren më të mirë në Serinë A në raporton gol-minuta. Kryevepra e tij ishte goli i minutës së 88-të, ndaj Napolit, në “Juventus Stadium”, i cili u dha mundësinë bardhezinjve që të parakalojnë në renditje.

LIBRI I ARTË
2015-2016 Juventus
2014-2015 Juventus
2013-2014 Juventus
2012-2013 Juventus
2011-2012 Juventus
2010-11 Milan
2009-10 Inter
2008-09 Inter
2007-08 Inter
2006-07 Inter
2005-06 Inter (në tavolinë)
2004-05 Juventus (i anuluar)
2003-04 Milan
2002-03 Juventus
2001-02 Juventus
2000-01 Roma
1999-00 Lacio
1998-99 Milan
1997-98 Juventus
1996-97 Juventus
1995-96 Milan
1994-95 Juventus
1993-94 Milan
1992-93 Milan
1991-92 Milan
1990-91 Sampdoria
1989-90 Napoli
1988-89 Inter
1987-88 Milan
1986-87 Napoli
1985-86 Juventus
1984-85 Verona
1983-84 Juventus
1982-83 Roma
1981-82 Juventus
1980-81 Juventus
1979-80 Inter
1978-79 Milan
1977-78 Juventus
1976-77 Juventus
1975-76 Torino
1974-75 Juventus
1973-74 Lacio
1972-73 Juventus
1971-72 Juventus
1970-71 Inter
1969-70 Kaljari
1968-69 Fiorentina
1967-68 Milan
1966-67 Juventus
1965-66 Inter
1964-65 Inter
1963-64 Bolonja
1962-63 Inter
1961-62 Milan
1960-61 Juventus
1959-60 Juventus
1958-59 Milan
1957-58 Juventus
1956-57 Milan
1955-56 Fiorentina
1954-55 Milan
1953-54 Inter
1952-53 Inter
1951-52 Juventus
1950-51 Milan
1949-50 Juventus
1948-49 Torino
1947-48 Torino
1946-47 Torino
1945-46 Torino
1942-43 Torino
1941-42 Roma
1940-41 Bolonja
1939-40 Inter
1938-39 Bolonja
1937-38 Inter
1936-37 Bolonja
1935-36 Bolonja
1934-35 Juventus
1933-34 Juventus
1932-33 Juventus
1931-32 Juventus
1930-31 Juventus
1929-30 Inter
1929 Bolonja
1928 Torino
1927 Torino
1926 Juventus
1925 Bolonja
1924 Xhenoa
1923 Xhenoa
1922 Noveze
1922 Pro Verçeli
1921 Pro Verçeli
1920 Inter
1915 Xhenoa
1914 Kazale
1913 Pro Verçeli
1912 Pro Verçeli
1911 Pro Verçeli
1910 Inter
1909 Pro Verçeli
1908 Pro Verçeli
1907 Milan
1906 Milan
1905 Juventus
1904 Xhenoa
1902 Xhenoa
1901 Milan
1900 Xhenoa
1899 Xhenoa
1898 Xhenoa




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com