Notat e javës së 33-ë/ Kukësi në top formë, rikthehet Skënderbeu. Teuta prish bukurinë e saj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 15, 2020 | 13:20

Notat e javës së 33-ë/ Kukësi në top formë, rikthehet Skënderbeu. Teuta prish bukurinë e saj

“Panorama Sport” ju sjell notat e javës së 33-ë të Kategorisë Superiore
Limaj goli Kukesi logo
KUKËSI 8 –
Vazhdon të mos gabojë dhe ushtrojë presion për kreun. Dhuron spektakël, dominon dhe shënon 3 gola ndaj një kundërshtari që ka pretendime të mëdha. E mbylli ndeshjen për 35 minuta dhe jo më kot Kukësi është skuadra që meriton notën më të lartë për javën e 33-të të Kategorisë Superiore. Bindin në lojë dhe nuk i japin rehati Tiranës për titullin, 3 javë para fundit të këtij kampionati.
Pusi Skenderbeu festa
SKËNDERBEU 7.5 – Fitore e vuajtur, por me peshë të madhe. Skënderbeu gjen më në fund kthesën, pas një barazimi dhe 3 humbjesh radhazi. Një trepikësh ndaj një rivali direkt si Vllaznia, që i largon më në fund nga zona e ftohtë dhe i afron me zonën “Euro”. Treguan që nuk dinë të dorëzohen dhe goli në limitet e kohës së rregullt nga Belajdi Pusi është dëshmia më e mirë.
laci-kukesi
LAÇI 7 – Bëjnë detyrën përballë Luftëtarit dhe marrin një trepikësh që i mban aty në zonës “Euro”. Nëse një javë më Flamurtarin vuajtën pa fund, me gjirokastritët iu bë gjithçka më e thjeshtë. Dy autogola dhe Xhixha i japin vendin e tretë dhe qetësinë 3 javë para fundit skuadrës së Armando Cungut.
partizani
PARTIZANI 6.5 – U iku fitorja nga duart në shtesë, e megjithatë zhvilluan një ndeshje më të mirë sesa Tirana. Pa trajner dhe me 7 mungesa, ishin superiorë në derbi dhe përballë një kundërshtari që do titullin kampion. Ditën që ta “vrisnin” frikën dhe një pikë ndaj rivalit historik nuk mund të konsiderohet kurrë keq.
Tirana festas
TIRANA 6.5 – Vazhdojnë të gabojnë dhe i japin mundësi Kukësit që t’i afrohet me 4 pikë, megjithatë ka forcë dhe karakter. Tirana lufton deri në sekondat e fundit dhe kjo iu shpërblye edhe në derbi, me atë gol të Ernest Muçit. Nuk është më rastësi që shënojnë “in ekstremis”…
Bylis
BYLIS 5.5 – Marrin një fitore të kontestuar në Vlorë, por gjithsesi nuk luajtën keq. Ishin më kërkues në fushë dhe shfrytëzuan më së miri dy mundësi që iu dhanë. Hidi ktheu në gol atë penallti, ndërsa Malçi u dha sigurinë me dopietën e tij. Me këtë trepikësh janë më të qetë dhe presionin ia kalojnë Vllaznisë për “play out”-in.
Vllaznia-Teuta
VLLAZNIA 5 – Luajtën shumë mirë në Korçë, por e humbën ndeshjen në frymën e fundit dhe nga një gol i cili rezulton që të jetë pozicion jashtë loje. Krijuan volum e raste, por shpërdoruan pa fund. Një notë më shumë për moral, ndonëse zyrtarisht ethet e mbijetesës po ndihen në Shkodër.
Flamurtari festa e golit
FLAMURTARI 5 – Pësuan një humbje të pamerituar, e ndaj Flamurtari nuk mund të “ngelë” në klasë për këtë javë. Janë një ekip i rënë matematikisht nga kategoria, por në fushë kanë grintë dhe dëshirë. Më shumë se kaq nuk mund të bënin.
vllaznia-luftetari-e1593966654768
LUFTËTARI 4.5 – Merr gjysmë note “kaluese”, pasi deri më tani kanë luajtur drejt dhe kanë respektuar garën. Nuk futen në fushë të dorëzuar, por mundohen që të prodhojnë futboll dhe ndoshta të befasojnë kundërshtarin.
Teuta
TEUTA 4 – Ishte ekipi më në formë postpandemisë, e megjithatë përballë Kukësit u “shkrinë” për 35 minuta. Të luash përballë Kukësit edhe mund të humbasësh, megjithatë jo në këtë formë. Duhet të ishte ndeshja që nuk duhet ta diskutonin, ndonëse përballë kishin një skuadër që garon për titullin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"