Notat/ Berisha një yll i palodhur tek Salzburgu, zhgënjen Strakosha

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 12, 2018 | 23:44

Notat/ Berisha një yll i palodhur tek Salzburgu, zhgënjen Strakosha

Salzburgu arriti një fitore të madhe ndaj Lacios, me shifrat 4-1, dhe si rezultat arriti të linte jashtë italianët. Por, shqiptari Berisha që luan për Kosovën, ishte nga më të mirët në fushë për ekipin austriak.

berisha

Berisha – 7: Një nga lojtarët më të lakmuar në tregun e transferimeve, kombinon cilësi të mirë dhe shumë soliditet. Me këtë paraqitje, vështirë se do të qëndrojë shumë gjatë në Austri.

Por, zhgënjen nga ana tjetër Strakosha, që në pjesën e dytë, pothuajse çdo goditje përfundon në rrjetën e tij.

Strakosha – 5: Pak tentativa pjesën e parë, pak emocione. Në pjesën e dytë, loja zhvendoset tek porta e tij. Predha e Shlager drejt portës së tij i fut ankth dhe drithërima. Më pas, çdo goditje e austriakëve drejt portës së tij është gol.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"