NOTA/ Po zë vend kryesor nga java në javë, mediat skoceze “ok” Kamberit për kualifikimin në raundin tjetër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 26, 2020 | 21:02

NOTA/ Po zë vend kryesor nga java në javë, mediat skoceze “ok” Kamberit për kualifikimin në raundin tjetër

Sulmuesi i Shqipërisë Florian Kamberi bëri një tjetër paraqitje në ndeshjen kundër portugezëve të Bragësm e cila përfundoi fitoren e skuadrës së tij Glasgou Rejnxhërs, i cili u kualifikua në raundin e 1/16 të Ligës së Europës.

78-1
Pas ndeshjes në kampionat kundër Sent Xhonstounit, ku realizoi një gol spektakolar me gjysmëroveshatë, 25-vjeçari ishte një ndër lojtarët më aktivë në fushë për skuadrën e Stivën Xherrard. Megjithëse nuk mundi të shënonte, mediat skoceze e vlerësuan sulmuesin shqiptar për lojën e mirë të bërë duke marrë notën 7. Në këtë takim, ai u aktivizua 78 minuta.

Me kalimin e ndeshjeve, Kamberi vazhdon të fitojë hapësirë në skuadrën e njohur skoceze dhe dalëngadalë po projektohet si futbollist titullar.

Florian Kamberi (7): Pati rast të artë për të shënuar golin jetik të ndeshjes që në fillim, por gjuajtja e tij shkoi drejt portierit të Bragës dhe duhej të kishte bërë më mirë. Ndryshoi lojën në sulm, por u kap në shumë raste në pozicion jashtë loje. U ndëshkua me karton të verdhë përpara se të zëvendësohej.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"