Norvegjia nuk përmbahet, 4 gola Australisë, 3 ditë para Shqipërisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 23, 2018 | 20:25

Norvegjia nuk përmbahet, 4 gola Australisë, 3 ditë para Shqipërisë

Norvegjia duket se do të vijë me një moral të ngritur në Shqipëri, për miqësoren e datës 26 mars, në “Elbasan Arena”. Ekipi i Lars Lagerbak mundi pastër me shifrat 4-1 Australinë, në një tjetër miqësore.

DY_qTITVMAAErUe

Nordikët e panë veten në disavantazh nga kombëtarja australiane, teksa u ndëshkuan që në minutën e 19-të. Por, ata reaguan që në pjesën e parë me golin e barazimit që u shënua nga Ola Kamara.

Rrjeta e Reginiusen në fillimin e pjesës së dytë, dhe Kamara dy herë të tjera, vulosën fitoren 4-1 të Norvegjisë, që tashmë do të masë forcat me Shqipërinë e Panuçit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"