Nokaut që në raundin e dytë, luftëtari i UFC-së hyn në histori si…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 31, 2021 | 15:35

Nokaut që në raundin e dytë, luftëtari i UFC-së hyn në histori si…

Glover Tekseira u shpall kampion bote në UFC pas fitores së arritur ndaj Jan Blaçoviç. Braziliani hyri në histori si luftëtari më i vjetër që ka fituar titullin kampion për herë të parë.

ufc2

Ndeshja midis Tekseiras dhe Blaçoviç u zhvillua në Abu Dabi. Ajo zgjati vetëm dy raunde pasi Tekseira me një kapje bëri që kundërshtari i tij të dorëzohej. Tekseira ishte ndeshur për herë të fundit për titullin kampion përpara 7 vitesh.

Në përfundim të sfidës Tekseira u shpreh shumë i lumtur për këtë arritje historike.

“Kam 20 vite që e ëndërroj këtë moment. Nuk kam fjalë për ta përshkruar atë që po ndjej në këto momente. Kurrë mos u dorëzoni për ëndërrat tuaja. Nuk ka rëndësi se çfarë thonë njerëzit. Besoni në vetvete”.

42 vjeçari u shpall kampion për herë të parë në karrierë, duke hyrë në histori si luftëtari më i vjetër që ka fituar këtë çmim prestigjioz.

 

ufc3

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"